8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kreu i PD, Basha i shkruan FMSH: Jemi kundër martesave të homoseksualëve

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë martesave të së njëjtës gjini.
Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.
“Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,” shprehet Basha.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.
Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t’i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.
“Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare”, shkruhet më tej në deklaratë.
Vendi prej ditësh është përfshirë në debat mbi një prej ndryshimeve kushtetuese të propozuara edhe në saje të Reformës në Drejtësi.
Neni i antidiskriminimit duket se krijon mundësinë që pjesë të Kodit të Familjes të ndryshohen dhe lejojnë martesat edhe mes çifteve homoseksuale.
Më herët ishte Kisha Katolike që doli kundër këtij ndryshimi.
“…Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë”, u tha në një deklaratë të kishës, e cila ndërkohë vuri në dukje se ishte pro mbrojtjes nga diskriminimi.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit