-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kim Mehmeti: “E dija se protesta madhështore e 9 Majit do i ‘çmendë’ vasalët shqiptarë, por jo edhe…!”

Më të lexuarat

“E dija se protesta madhështore e 9 Majit do i ‘çmendë’ vasalët shqiptarë, që u shërbejnë regjimeve antishqiptare dhe se kjo protestë, do tregojë që zëri i shqiptarëve të Maqedonisë, nuk ka asgjë të përbashkët me atë të sekteve partiake, që e keqpërdorën besimin e popullit të tyre! Duke e ditur këtë, prisja reagime edhe më të ‘çartura’ të tyre, për ta shpërqendruar vëmendjen nga madhështia e kësaj proteste, në atë se kush e gdhendi shtizën dhe kush e mbajti flamurin! Personalisht prisja reagime më të ashpra edhe më dëshpëruese edhe nga disa ‘opozitarë’ të bashkuar në aleancat për shpëtimin e politikanëve të dështuar, të cilët – kalimthi thënë – më shpalosën diçka që nuk e kisha ditur dhe nuk e besoja se ekziston: se mes nesh ka edhe ‘vjedhës’ protestash, si edhe ‘atdhetarë’ që të vijnë në shtëpi të paftuar, që pastaj të rrëfejnë se sa e papastër ajo qenka nga brenda! Dhe sado që nuk do e besoni, unë më mirënjohës u jam atyre që na kritikojnë, se këtyre që na mbuluan me lëvdata të pamatura, ngaqë e di se lëvdatat të ’qullosin’, e kritikat të forcojnë! Dhe sa u përket lëvdatave dhe kritikave, ta them shkurt e shqip: madhështia e protestës së 9 Majit, i takon rinisë sonë të madhërishme, ku bënë pjesë edhe rinia e Lëvizjes Besa, e cila e barti barrën më të madhe rreth organizmit të kësaj proteste, ndërkaq për gjitha mangësitë, fajtori i vetëm dhe i pakontestueshëm jam unë, si ‘keq përdorues’ i autorizimeve që mi ka dhënë Këshilli Opozitar! Andaj kur kritikoni, mos u shtirni se nuk e dini emrin e fajtorit kryesor!” – ka shkruar anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit