3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga 23 maji në qindra autobusë të Anglisë do të shkruhet “SubhanAllah”

Më të lexuarat

Një fushatë sensibilizuese e një shoqate me aktivitet bamirës në Angli, më e madhja e tillë muslimane në vend, ka parashikuar që në pesë qytete autobusët të kenë të shkruar fjalët “Lavdia i takon Allahut”.

640 autobusë në Londër, Birmingam, Lestër, Mançester dhe Bredford do t’i mbartin këto fjalë prej 23 majit në kuadër të një fushate për t’i ndihmuar viktimat e luftës në Siri.

Islamic Relief synon që veç sensibilizimit, kjo iniciativë ta paraqesë Islamin në një dritë pozitive, ashtu si dhe ndihmën ndërkombëtare.

Tre milionë muslimanë besohet të jetojnë në Londër, ndërsa dhe katër qytetet e tjera kanë popullsi të madhe muslimane.

Imran Madden, drejtori i Islamic Relief-it për Britaninë, e sheh këtë sipërmarrje dhe si një mundësi për të ndryshuar klimën negative mbizotëruese: “Në një kuptim, kjo mund të quhet një fushatë e ndryshimit të klimës, sepse ne duam të ndryshojë klima negative rreth ndihmës ndërkombëtare dhe rreth komunitetit musliman në këtë vend.”

“Ndihma ndërkombëtare ka ndihmuar në 15 vitet e shkuara gjysmën e numrit të popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, dhe muslimanët britanikë janë një bashkësi tejet bujare, që jep mbi 100 milionë paundë në Ramazan për shoqatat bamirëse të ndihmave ndërkombëtare,” ka shtuar ai.

Fushata kërkon pikërisht nxitjen e njerëzve që të dhurojnë bujarisht para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit