Shtetasja amerikane, Susannah Mushatt Jones, banorja më e vjetër e planetit Tokë ka ndërruar jetë në moshën 116 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacioni është konfirmuar nga eksperti i qendrës për hulumtime gerontologjike, Robert Yount, sipas të cilit Jones ka ndërruar jetë në azilin për të moshuarit në New Yorku, ku edhe ka jetuar.
Yount tha gjithashtu se shëndeti i Jones gjatë 10 ditëve të fundit ka qenë i përkeqësuar.
Ajo ka lindur në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan Alabama, ndërkohë që familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të bëjë me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.
Titullin “banori më i vjetër”, Jones e mbajti për një vit, pasi vitin e kaluar ndërroi jetë 117 vjeçarja japoneze Misao Okawa, ndërsa do ta trashëgojë italiania Emma Morano, e cila gjithashtu është 116 vjeçe.
Banori më i vjetër i regjistruar në botë ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122.5 vjeçare.