8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Bashkëpunëtorët e Gruevskit i vranë shtatë emigrantë të huaj dhe dolën nga burgu, çka ndodh me shqiptarët e rastit “Monstra”

Më të lexuarat

Shkup, 13 maj – Gjykatat në Maqedoni janë përfundimisht të politizuara dhe në kontroll të plotë nga politikanët maqedonas.

Vendimi më skandaloz u miratua në vitin 2006 nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë me të cilën funksionarë të lartë të policisë maqedonase u liruan nga burgu, edhe pse këta të fundit në vitin 2002 ekzekutuan shtatë qytetarë nga Pakistani dhe India në afërsi të Lubotenit të Shkupit.

Këta qytetarë të huaj u dëshmua se ishin emigrantë ekonomikë dhe nuk ishin ekstremistë islamik. Më 16 tetor të vitit 2006 Gjykata e Apelit e vërtetoi e vërtetoi aktgjykimin për lirimin e funksionarëve të lartë të policisë maqedonase, Goran Stojkov, Boban Utkovski, Aleksandar Cvetkov dhe Mitko Kikirekov, shkruan “Zhurnal”.

Ndërkohë, edhe pse këta funksionarë të lartë u liruan edhe për skaj provave të mëdha që kishte ndaj tyre, intervenoi politika e Nikolla Gruevskit e cila i shpëtoi këta funksionarë nga Burgu. Mirëpo nga ana tjetër shqiptarët vazhdojnë të mbeten në burgjet e Maqedonisë edhe pse janë të pafajshëm.

Për këtë është dëshmi rasti “Sopoti” i Kumanovës ku disa persona pa asnjë provë u burgosën dhe u dënuan me mbi 100 vjet heqje lirie.

Rast i ngjashëm është edhe rasti “Monstra” dhe “Brodeci”. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten në burgje edhe pse nuk ka asnjë dëshmi se ata janë fajtorë, shkruan “Zhurnal”. Ndërkohë, për rastin “Vreshtat e Rrashtakut” reagoi në atë kohë edhe FBI-ja amerikan. FBI pasi u vranë shtatë emigrantët e huaj në Maqedoni kishte sjellur konkluzë se këta të vrarë asnjëherë nuk kanë qenë kërcënim për instalimet amerikane shkruan mes tjerash “Wall Street Journal”.

Mirëpo, ish ministri i policisë, Lube Boshkovski çdo herë ka deklaruar se shtatë emigrantët e huaj kinse kanë planifikuar sulme ndaj Ambasadës së Amerikës dhe disa qendrave tjera në Shkup.

Nga ana tjetër, katër funksionarët e lartë janë Aleksandar Cvetkov – ish shef i Sektorit për teknikë operative në MPB, Goran Stojkov – komandant i Njësitit Special të transformuar “Luanët”, si dhe dy zëvendësit e tij Boban Utkovski dhe Mitko Kikirekov.

Këta persona nga Gjykata u shpallën të pafajshëm në vitin 2006, edhe pse ka pasur prova të mëdha se këta kanë qenë ekzekutuesit të cilët i kanë pushkatuar shtatë emigrantët e huaj në afërsi të Lubotenit të Shkupit. Derisa funksionarët maqedonas u liruan nga burgu, me shqiptrët situata është ndryshe ata vazhdojnë të mbeten në burg siç janë rastet: “Monstra”, “Sopoti”, “Brodeci” dhe të tjerë, shkruan “Zhurnal”.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit