7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Erdogan i shqetësuar nga ndikimi rus, kërkon anëtarësim në Maqedonisë në NATO

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se NATO-ja nuk është duke zbarkuar mjaftueshëm forca në Detin e Zi. Për ta bërë edhe më të fortë Aleancën, Erdogan ka thënë se Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia duhet t’i bashkohen sa më shpejt NATO-s.

Sipas Erdoganit, për këtë arsye, NATO-ja nuk mund ta kundërshtojë prezencën ruse në këtë hapësirë. Ai ka paralajmëruar se do ta adresojë këtë çështje në samitin e ardhshëm të Aleancës në Varshavë, transmeton KosovaPress.
“Deti i Zi është bërë pothuajse liqe i Rusisë. Nëse nuk ndërmarrim masa, historia nuk do të na falë”, ka thënë presidenti turk.
Që nga viti 2008, kur në Maqedoni është krijuar koalicioni qeveritar VMRO-BDI, ekspertët vazhdimisht paralajmërojnë për fuqizim të politikës proruse në Shkup edhe pse deklarativisht mbetet i fuqishëm përcaktimi për integrim euroatlantik. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as kërcënimet me skenare Ukraine në Maqedoni.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit