Diplomati gjerman, Johannes Haindl, sapo ka arritur në Shkup, kurse në airoportin e Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ në ora 12:00 e ka pritur ambasadorja gjermane në Maqedoni, Christine Althauser, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Tv21.
Në ora 15:00, Haindl do të realizojë takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në MPJ-Maqedoni.
Sipas informatave të para, Haindl nesër do të takohet me përfaqësuesit e partive politike.