2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Votë mosbesimi për presidenten braziliane nga Senati

Më të lexuarat

Senati i Brazilit ka dhënë sot votën e mosbesimit për presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff. Senati votoi për ta dërguar në gjykatë presidenten majtiste, e cila pasohet nga zëvendëspresidenti aktual, Michel Temer.

Me Rousseff që suspendohet gjatë gjykimit të Senatit, nën akuzat për thyerje të rregullave buxhetore, Temer do ta drejtojë vendin që sërish gjindet i zhytur në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike, pas një dekade përparimesh.

Votimi me 55 vota për dhe 22 kundër i jep fund udhëheqjes 13 vjeçare të Partisë së krahut të majtë të Punëtorëve, e cila ndihmoi miliona njerëz të dalin nga varfëria.

Në disa lagje të Brazilit u ndezën fishekzjarre pas përfundimit të votimit të Senatit, në një seancë që zgjati 20 orë.

Procesi i mosbesimit nisi në shtëpinë e ulët të Kongresit në muajin dhjetor dhe Rousseff, një ekonomiste 68 vjeçare, e cila njëkohësisht është presidentja e parë femër e Brazilit, nuk ka shumë gjasa të lirohet nga gjykimi që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit