1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Motivimi, zemra e vetë përmirësimit

Më të lexuarat

Dhembja nganjëherë mund të jetë arsyeja pse njerëzit ndryshojnë. Nota e dobët na bën të kuptojmë se kemi nevojë për të studiuar (mësuar). Borxhet na kujtojnë paaftësinë tonë për të kërkuar një burim të ardhurash.

Të qenët modest na jep ‘shtytje’ të flasim hapur dhe të luftojmë për veten për të shpëtuar fytyrën tonë nga vështirësitë e ardhshme.
Mund të jetë një përvojë e hidhur, ose një histori tragjike e një shoku, një film i shkëlqyer, apo edhe një libër frymëzues që do të na ndihmojë të ngrihemi dhe të kemi motiv në mënyrë që të përmirësojmë veten.  Motivimi është kur ëndrrat tuaja paraqiten në rrobat e punës.

Çfarë dëshironi në të vërtetë?

Ndonjëherë pyes veten pse disa njerëz asnjëherë nuk nxjerrin diçka të mirë në jetën e tyre? – Kjo për shkak se ata nuk e dinë se çfarë duan në radhë të parë!
Ju duhet të jeni specifik në pasionet tuaja, pastaj duhet të përqendroni të gjitha përpjekjet tuaja në këtë pasion të veçantë.
Disa njerëz vërtet nuk e dinë se çfarë duan. Për një moment ata ngazëllehen për një çështje ose përpjekje të veçantë, kurse çështjen tjetër e braktisin krejtësisht, kjo sepse ata ose humbasin interesin e tyre, ose dorëzohen kur ndeshen me ndonjë problem të vogël gjatë rrugës.

Ata që gjithmonë ndryshojnë mendjen dhe që heqin dorë lehtë kur ballafaqohen me ndonjë vështirësi kurrë nuk do të shkojnë gjëkundi.
Duhet caktuar një pikë se ku dëshironi të arrini, mirëpo e rëndësishme është që të jeni këmbëngulës drejt qëllimit që i keni vënë vetes. Bisedoni me të afërmit ose shokët e tu për qëllimin që keni dhe merrni mendimin e tyre. Vizitoni faqet në internet dhe kërkoni material për çështjen që ju vlen drejt realizimit të qëllimit tuaj. Duhet pasur parasysh se ato që thuhen dhe që gjeni në internet nuk duhet t’ju lëkundin drejt qëllimit tuaj. Duhet ditur se vetëm juve ju takon të merrni vendimin e duhur, sepse fundi i fundit ju duhet të përqendroheni në atë që doni, e jo në atë që thonë të tjerët, ose çka duan ata nga ju.

Asnjëherë mos mendoni të dorëzoheni. Fituesit nuk dorëzohen dhe ata që dorëzohen kurrë nuk fitojnë. Hiqni të gjitha fjalët negative nga fjalori juaj mendor dhe përqendrohuni në zgjidhje me bindje të madhe dhe durim.
Beteja humbet kur braktisni vizionin tuaj.

Në vijim keni disa burime motivimi për t’iu nxitur për të arritur kulmin e përkryerjes dhe vetëpërmirësimit, nëse rraskapiteni fizikisht, mendërisht, dhe emocionalisht:

Të keni ndjenjën e arritjes së qëllimit të dëshiruar

Si do të ndiheni pas përmbushjes së misionit tuaj? Sigurisht do të ndjeni ekstazë. Ndoshta edhe mund të derdhni lot gëzimi. Lëreni që kjo ndjenjë e jashtëzakonshme t’ju kaplojë dhe t’ju inkurajojë që të vazhdoni rrugën pavarësisht mundësive.

Sistemi i shpërblimit

Si do të ndiheni, nëse keni hyrë në një garë ku nuk ka çmime për fituesit? Kjo nuk është shumë inkurajuese, apo jo?
Të njëjtat parime zbatohen për vizionin tuaj. Shpërbleni veten pas realizimit të qëllimit. Vendosni një nxitje të veçantë për çdo objektiv.
Le të themi, nëse keni arritur një detyrë të veçantë, qerasni veten në restorantin tuaj të preferuar. Kur të keni përfunduar një detyrë të madhe, shkoni në ndonjë vend të preferuar pushimi.

Forca e fuqishme e njerëzimit

Nëse dëshironi të keni sukses, rrethojeni veten me njerëzit e duhur që do t’ju mbështesin dhe do t’ju inkurajojnë gjatë gjithë rrugës.
Qëndroni me njerëzit që kanë besim dhe aspirata të njëjta si tuajat.
Aureola pozitive gjenerohet nga ky bashkim i energjisë kolektive nga njerëzit “me mendje të njëjtë.” Në të kundërtën, duke qenë me njerëz që kundërshtojnë mënyrat tuaja të të menduarit, mund të shkaktojë një lloj negativiteti, shumë të fuqishëm, të motivimit. Asnjëherë mos lini që emocionet apo zemërimi juaj karshi atyre që flasin kundër jush t’ua ndryshojnë objektivin tuaj, thjesht këmbëngulni në vizionin tuaj.

Kujdesuni për shëndetin tuaj

Merruni me aktivitete fizike rregullisht. Mbushni trurin tuaj me oksigjen të mjaftueshëm për të lejuar që të bëni detyrat tuaja të përditshme me më shumë vrull dhe energji.
Merrni pushime të rregullta në qoftë se e lejon koha. Kini fuqinë e vullnetit për të vazhduar pavarësisht nga mundimet që ju vijnë, megjithatë ju duhet të dini limitet tuaja. Nëse nuk merrni pushimin e mjaftueshëm, nuk do të jeni të aftë për të menduar qartë dhe se nuk do të jeni në gjendje për t’i bërë detyrat tuaja ashtu si duhet.
Në vazhdimësi do të frustroheni më shumë. Bëni gjumë të mjaftueshëm dhe mbushni veten me energji pas një dite të lodhshme pune. Kurrë, kurrë mos e injoroni shëndetin tuaj! Nuk ia vlen. Suksesi nuk do të jetë më me rëndësi nëse ju nuk gëzoni shëndet të mirë për ta shijuar atë.Ndizni motivet tuaja dhe jetoni jetën tuaj të plotë.Të motivosh është të frymëzosh e të entuziazmosh. Problemet mund të shndërrohen në sfida (që kalohen) në qoftë se iu afroheni pozitivisht.

Marrë nga libri: “How to live a better life”
Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit