8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nuk dorëzohet Rukolli: Do ta hapë lokalin

Më të lexuarat

Në një bisedë për KALLXO.com, biznesmeni nga Drenica ka thënë se sonte do ta vazhdojë punën në lokalet e tjera ndërsa veten nuk e ndien uzurpator, ashtu siç pretendon policia dhe prokuroria të cilët ia kanë mbyllur sot lokalin.

Në një aksion të gjerë për largimin e uzurpatorëve të pronave të shitura nga Agjensia Kosovare për Privatizim, njësitet e Policisë së Kosovës bllombuan sot në mëngjes edhe lokalin “Bab Club” i regjistruar në emër të Rrustem Rukollit.

Lokali ishte blerë në privatizim nga biznesmeni nga diaspora Xhevat Sadria ndërsa vet Rukolli mohon se e ka uzurpuar pronën.
“Të paktën unë nuk e trajtoi vetën si uzurpator sepse kam qenë shfrytëzues i asaj prone, po jo edhe uzurpator”, thotë Rukolli. Ai pretendon aksioni i sotëm i policisë ishte i panevojshëm pasi që rasti është në proces gjyqësor me pronarin legjitim të lokalit.

“Në momentin që policia na ka dërguar letër të lirohet lokali ne e kemi liruar por ata sot erdhën dhe i vendosen shiritat e mbyllen lokalin. Ne kemi të bëjmë me një hapësirë ku shtrihen 4 lokale në tri prej të cilave jam pronar legjitim ndërsa një tjetër e kam pas në shfrytëzim dhe është kontestues”, theksoi Rukolli.

Ai nuk mohon se një pjesë e lokalit është pronë e Xhevat Sadriajt, por thotë se po e pret vendimin e gjykatës për këtë.
Lokali i cili u bllokua ne mëngjes nga policia ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj, një biznesmen patundshmërish dhe i industrisë së sigurimeve në Zvicër, por shfrytëzohej nga Rrustem Rukolli, pronari i Kompanisë “R&Rukolli”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit