Një gjykatë në Izrael ka vendosur se ushtria e Izraelit nuk është fajtore lidhur me vrasjen e aktivistes amerikane, Rejçel Kori, e cila ishte rrëzuar për vdekje nga një makinë ushtarake gjatë demonstratave propalestineze në vitin 2003.
Familja e së ndjeres e kishte akuzuar ushtrinë për vrasje të qëllimshme dhe joligjore të vajzës së tyre 23 vjeçare.
Familja e kishte inicuar procesin gjyqësor për neglizhencë kundër Ministrisë së mbrojtjes, pasi hetimi ushtarak konludoi se ushtria nuk kishte bërë gabim, raporton rel.
Gjykata në qytetin verior izraelit, Haifa, sot e hodhi poshtë ankesën, duke vlerësuar se vdekja e aktivistes Kori është “incident për keqardhje”, por ushtria nuk është fajtore, pasi vdekja ka ndodhur gjatë “aksioneve të kohës së luftës”.
Rejçel Kori ishte vrarë derisa përpiqej ta ndalte ushtrinë nga shkatërrimi i shtëpive palestineze në Rafah të Rripit të Gazës. /Indeksonline/KOHAISLAME