8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ekskluzive: Azem Syla ishte njoftuar për aksionin, prandaj kishte ikur në Durrës

Më të lexuarat

Misioni i EULEX-it po përgatitej që të arrestonte një ndër grupet më të fuqishme në Kosovë.

Cak i hetimeve ishte njëri ndër njerëzit më të fuqishëm, Azem Syla, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Por derisa misioni i EULEX-it po mundohej që të mbante sekret aksionin, megjithatë informatat kishin rrjedhur dhe vetëm pak kohë para se të bastisej shtëpia e tij, deputeti i PDK-së, Azem Syla e kishte lëshuar Kosovën.

“zeri.info” merr vesh nga burime shumë të afërta me hetimet se Azem Syla e dinte paraprakisht se një aksion po planifikohej kundër tij, madje edhe arsyet tashmë i kishte të qarta.

Syla kishte udhëtuar drejt Shqipërisë pa u regjistruar fare në sistemin kufitar.

Fakti se Azem Syla tashme e dinte për aksionin e dëshmon edhe momenti i bastisjes së shtëpisë së tij.

Në momentin kur forcat policore futën në shtëpi siç shihet në pamjet e xhiruara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, djali i deputetit Syla ia konfirmon atij aksionin përmes telefonit.

“Mirëmëngjesi babush. Ehhmmm, janë ardh kta shokt ktu sot në mëngjes, a pi merr në telefon..” dëgjohej duke i thënë Azem Sylës djali tij, minutat e para mëngjesin që Policia e Kosovës dhe EULEX-i ia bastisën shtëpinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit