0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një orë gjumë dite mund ta ulë tensionin e gjakut

Më të lexuarat

Madje një orë gjumë gjatë ditës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut pas stresit psikik.

Hulumtimin të cilin e kanë bërë Ryan Brindle dhe Sarah Conklin nga Allegheny College në SHBA, ka treguar se si pjesëmarrësit të cilët kanë fjetur 45 minuta në ditë pas stresit, kanë pasur mesatarisht tension më të ulët të gjakut nga ata të cilët nuk kanë fjetur.

Orari i gjatë i punës, puna me ndërrime, shqetësimet e rritura dhe shfrytëzimi më i madh i internetit dhe i televizorit deri në orët e vona, me të madhe ndikojnë në gjumin e natës shpjegojnë shkencëtarët.

Sipas deklaratave të cilat arrijnë nga Allegheny College, mungesa e gjumit është e lidhur me rrezikun më të madh të zhvillimit të hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare.

Brindle dhe Conklin kanë ndarë 85 studentë të shëndetshëm në dy grupe, studentët në njërin grup kanë fjetur 60 minuta gjatë ditës kurdo kur kanë pasur rastin, ndërsa grupi i dytë nuk ka mundur të flinte.

Studentëve u është matur tensioni i gjakut dhe pulsi gjatë tërë eksperimentit, transmeton koha.net. Është konkluduar që gjumi i ditës ka efekte të ripërtëritjes dhe rigjallërimit te studentët përcjell Telegrafi
Edhe profeti Muhamed preferonte të pushonte në mes ditë për 15 apo 30 min.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit