1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si ta ndryshosh vetveten

Më të lexuarat

Falënderojmë All-llahun, Zotin e botëve, paqja dhe bekimi qofshin mbi vulën e pejgamberëve, pejgamberin tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Shumë njerëz janë mërzitur nga jeta e shkujdesit, ikjes dhe largimit nga All-llahu.

Ata janë përmalluar për jetë të dëlirë, të ndershme dhe stabile.

Ata dëshirojnë të jetojnë jetë të këndshme, të lumtur, të qetë dhe të sigurt, larg zjarrit të epsheve dhe gjembave të mëkateve dhe kundërshtimeve.

Ata presin erërat e ndryshimit, frymët e përmirësimit, shkënditë e pendimit, dritën e stabilitetit dhe në mëdyshje pyesin:

Si ta ndryshojmë vetveten?

Si të ngritemi nga kjo rënie?

Si të zgjohemi nga ky shkujdes?

Si ta shërojmë këtë realitet tonin të dhembshëm?

Të gjithë këtyre njerëzve ua dedikojmë këto fjalë…

Fillimi

Vëlla i dashur!

Vet mendimi për ndryshim llogaritet një lloj ndryshimi, sepse ekziston një grup i njerëzve që janë adaptuar në jetë të gafletit, janë dakorduar me bredhjen pa cak, u pëlqen rruga e epsheve, andaj edhe nuk hulumtojnë ndryshimin, madje as që mund të parafytyrojnë lënien e kësaj jete as për një çast.

Për këtë gjë ata nuk e ndiejnë dhimbjen e qëndrimit larg All-llahut, ata nuk ndiejnë vetminë, ata janë të vdekur por në formë të gjallëve, nuk e njohin të mirën e as që e mohojnë të keqen, përpos gjërave që i pëlqejnë epshit të tyre. Kurse e tërë kjo vjen si rezultat i mëkateve që janë grumbulluar në zemrën e njeriut derisa i është nxirë, mu ashtu sin a ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hadithin që e transmeton Hudhejfe, radijall-llahu anhu:

((تعرض الفتن على القلوب كعرض الحصير عوداً عوداً ، فأيّ قلب أشربها ؛ نُكتت فيه نكتة سوداء ، وأيُّ قلب أنكرها ؛ نكتت فيه نكتة بيضاء ، حتى تصير على قلبين ، على أبيض مثل الصفا ، فلا تضره فتنة ما دامت السموات والأرض ، والآخر أسود مربادّاً ، كالكوز مجخِّياً ، لا يعرف معروفاً ، ولا ينكر منكراً ، إلا ما أشرب من هواه )) [ رواه مسلم ] .

“Zemrës i eksponohen telashet një nga një, sikurse fijet e hasrës. Ajo zemër që i thithë këto telashe, në te bëhet një pikë e zezë, kurse ajo zemër që i refuzon këto telashe, në këtë zemër bëhet një pikë e bardhë. Kështu vazhdon vendimi i pikave derisa të ndahen zemrat në dy lloje: zemër e bardhë dhe e kulluar. Kësaj zemre si bën dëm asnjë telash, përderisa ekziston qielli dhe toka. Dhe tjetra: e zezë, ngjyrë hiri dhe e përmbysur, nuk e njeh të mirën e as që e refuzon të keqen, përpos asaj që pajtohet me epshin e tij”. (Muslimi).

Kurse ti vëlla i dashur, përderisa je duke pyetur për ndryshimin, përderisa shpirti yt synon lartësirat dhe ngritjen drejt shkrepave, kjo tregon se në zemrën tënde ka jetë kurse në shpirtin tënd mirësi.

Mendimi për ndryshim kërkohet, mirëpo mjaftimi me këtë mendim duke mos bërë asnjë hap praktik drejt ndryshimit të vërtetë, këtë mendim e bën shpresë të kotë, e cila aspak nuk i bën dobi këtij njeriut, madje është kapitali i të falimentuarve, sikurse thuhet.

Hapat konkretë drejt ndryshimit:

1- Mendo dhe logjiko për madhësinë e gabimit.

Mendimi për ndryshim nuk mund të arrihet nëse nuk ndalemi të mendojmë dhe logjikojmë mbi madhësinë e gabimit, i cili ka ardhur si rezultat i shkujdesit dhe flakjes së All-llahut, azze ve xhel-le. Gjatë këtij meditimi zemra sheh madhështinë e All-llahut, fuqinë dhe dominancën e Tij. Kupton se Ai është krijuesi i botës së ultë dhe të lartë, se Ai furnizon mbarë krijesat, se Ai jep jetën dhe merr shpirtin, se Ai vepron çka të dëshiron, se vetëm Ai meriton adhurimin dhe askush tjetër përpos Tij. Pastaj sheh dobësinë, mangësinë dhe ngratësinë e vet, mirëpo sërish ai i tejkalon kufijtë e All-llahut, ecë në rrugën që e zemëron All-llahun, larg rrugëve të adhurimit, kurse All-llahu vazhdimisht e mbulon, e mëshiron dhe sillet butë ndaj tij, ia sqaron rrugën e të mirës që të ecë në këtë rrugë dhe rrugën e të keqes që ta flakë këtë rrugë.

Ky meditim i sjell dobi shumë të madhe zemrës dhe shkakton trishtim nga ky realitet në të cilin jeton larg All-llahut. kjo gjendje vazhdimisht e godet këtë njeri dhe e stimulon në ndryshim të këtij realiteti dhe në ecurinë në rrugën e udhëzimit dhe stabilitetit.

2- Vendosmëri e vërtetë:

Pasi që të synon zemra ndryshimin, na duhet vendosmëri e vërtetë për këtë ndryshim, sepse po të mos ishte kjo vendosmëri shpejt ftohet zemra dhe i largohet ky trishtim.

Vendosmëria është vendimi i paluhatshëm për të vazhduar në këtë rrugë, në rrugën e përqendrimit në fe, flakje e çdo pengese dhe ndërprerjeje dhe shoqërim i çdo ndihmese dhe përkrahjeje. Pra, është shkak për vazhdimin e trishtimit të zemrës, zgjimit dhe dëshirës për ndryshim.

Vendosmëria është dy lloje:

Një: vendosmëria e njeriut për të ecur në këtë rrugë, kjo është fillimi.

Dy: vendosmëria e njeriut për të vazhduar në adhurimet, pasi që ka hyrë në to, kalimi nga një gjendje të plotë në një gjendje më të plotë, kurse kjo është përfundimi. All-llahu i ndihmon një njeriut aq sa ka vendosmëri të fuqishme, andaj ai i cili është i vendosur në synimin e të mirës, All-llahu i ndihmon dhe e forcon në këtë gjë. (shiko: “Dy traktate” të Hafidh Ibën Rexhebit”, fq. 27).

Çdo herë që njeriu është i vërtetë në vendosmërinë e tij për të ecur në rrugën e adhurimeve dhe të vazhdojë në këtë rrugë, i ndihmon All-llahu, azze ve xhel-le, me besirah, vizion, gjë që paraqet dritë, nur, të cilin All-llahu e hedhë në zemrën e njeriut dhe me te ky njeri e sheh realitetin e gjërave, të mirat që na i ka sjellur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe të këqijat e kundërshtimit të mësimeve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Me këtë vizion, basirah, njeriu shpëton edhe nga mëdyshja dhe dilema, të cilat e pengojnë njeriun nga ecuria në rrugën e udhëzimit dhe përqendrimit.

3- Pendimi:

Pendimi është kthim nga gjërat që i urren All-llahu, ato të dukshmet dhe ato të jashtmet, në ato që i do All-llahu, qofshin të dukshme apo të brendshme dhe janë të domosdoshme në moment, sepse All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

﴿وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ﴾ [النور: من الآية31] .

“…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).

Pendimi nënkupton:

a) Braktisja e menjëhershme e të gjitha mëkateve.

b) Keqardhje për veprimin e tyre në të kaluarën.

c) Vendosmëri për mos kthim në ato mëkate në të ardhmen.

d) Vendosmëri për zbatim të detyrave në kohën e tashme dhe të ardhme.

Pra, pendimi qenka fillimi i procesit të ndryshimit.

Procesi i ndryshimit nuk mund të jetë i saktë pa pendim.

Pendimi e shoqëron njeriun në të gjitha fazat e jetës së tij.

Pendimi nuk është i veçantë vetëm për mëkatarët, sikurse e kuptojnë disa njerëz, por për të gjithë, madje edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ishte njeriu më i devotshëm ka thënë:

(( يا أيها الناس ، توبوا إلى ربكم ، فوالله إني لأتوب إلى الله عزَّ وجلَّ في اليوم مائة مرة )) [ رواه مسلم ] .

“O ju njerëz! Pendohuni te All-llahu, sepse pasha All-llahun, unë pendohem te All-llahu gjatë ditës një qind herë”. (Muslimi).

4- Nxitimi:

Procesi i ndryshimit doemos duhet të ecë me hapa të shpejta, sepse ngadalshmëria mund të shpie në dembeli dhe përtesë në përfundimin e këtij procesi, dhe si vijim i kësaj të tërhiqemi krejtësisht nga kjo betejë duke mos arritur fitore.

All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë:

﴿ وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ﴾ [آل عمران:133] .

“Dhe ngutuni drejt faljes së mëkateve nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”. (Ali Imran: 133).

﴿سَابِقُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ……﴾ [الحديد: من الآية21] .

“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh”. (El-Hadid: 21).

﴿فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ ﴾ [البقرة: من الآية148] .

“…, ju shpejtoni kah punët e mbara, …”. (El-Bekare: 148).

All-llahu, azze ve xhel-le, ka lavdëruar Zekerijan, alejhisselam, duke thënë:

﴿إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ﴾[الأنبياء: من الآية90] .

“…Ata nxitonin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh”. (El-Enbija: 90).

I ka lavdëruar besimtarët duke thënë:

﴿أُولَئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ﴾[ المؤمنون:61] .

“Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato”. (El-Muminun: 61).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( التؤدة في كل شيء إلا في عمل الآخرة )) [ رواه أبو داود وصححه الألباني ] .

“Mos nxitimi është i pëlqyeshëm në çdo gjë, përpos se në veprat e ahiretit”. (Sahih, Ebu Davudi).

Mos nxitimi domethënë ngadalësim dhe vërtetimi.

Shiko nxitimin e Umejr ibën Hamamit, radijall-llahu anhu, për të arritur shehidllëkun, i cili pasiqë dëgjoi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Ngrihuni drejt xhennetit, i cili është i gjerë sa qiejt e toka”.

Tha: Resulullah! Xhenneti i gjerë sa qiejt e toka!!

Tha: po.

Tha: behin, behin, shprehje për të ç’vlerësuar punën që kërkohet nga ai.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: pse thua behin?

Tha: për asgjë tjetër përpos se nga shpresa për të qenë unë banor i tij.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: ti je prej tyre.

I nxori disa kokrra hurmash dhe filloi të han prej tyre, e pastaj tha: nëse jetoj derisa ti ha këto hurme, është jetë shumë e gjatë!! I hodhi hurmat dhe u fut në luftë kundër jobesimtarëve derisa u vra, radijall-llahu anhu. (Muslimi).

Shikoni nxitimin e shokëve të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në përgjigjen e urdhrave të All-llahut, subhanehu ve teala, gjatë ndalimit të alkoolit, sidomos kur e dimë se ata ishin rritur në alkool, dhe kur dëgjuan thirrësin duke treguar se alkooli është ndaluar, ata i derdhën të gjitha fuçitë e tyre në rrugët e Medinës.

I këtillë ka qenë nxitimi i këtyre burrave për të fituar kënaqësinë e All-llahut. Ku jemi ne në krahasim me ata?

5- Menjëhershmëria:

Ndryshimi nga mëkati në adhurim, nga jeta e degjeneruar në jetë stabile është detyrë e menjëhershme, nuk lejohet prolongim apo vonim. Ai që zgjohet nga shkujdesi dhe sheh humbjen dhe kundërshtimin e urdhrave të All-llahut, ai patjetër të fillon menjëherë ndryshimin, duke patur shembull në këtë gjë Ebu Bekrin, radijall-llahu anhu, të cilit kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia ofroi Islamin dhe kuptoi se kjo fe është e vërteta, nuk u ndal e as nuk u pengua, por besoi në All-llahun, azze ve xhel-le dhe Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e shqiptoi dëshminë e vërtetë menjëherë, pastaj flijoi veten dhe pasurinë e tij në rrugë të All-llahut, subhanehu ve teala.

Shikoni një rast tjetër. Magjistarët e Faraonit, kur panë shkopin e Musait, alejhisselam, i cili i gëlltitke magjitë e tyre, kuptuan se këtë gjë që ka sjellur Musai, alejhisselam, është e vërtetë dhe se është me të vërtetë i dërguar i All-llahut, andaj edhe menjëherë thanë:

﴿آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ * رَبِّ مُوسَى وَهَارُونَ ﴾ [لأعراف: من الآية121- 122] .

“Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!”. (El-A’raf: 121- 122).

Ata pas këtij vendimi nuk menduan aspak për humbjen e posteve të tyre të dynjasë dhe pozitën e tyre shoqërore, pasi që ishin të afërt me Faraonin. Ata gjithashtu nuk i përfillën as kërcënimet e Faraonit me dënime dhe dhimbje duke ua prerë duart dhe këmbët dhe duke i kryqëzuar në trungjet e pemëve.

6- Dija.

Procesi i ndryshimit është praktikë, andaj duhet ta shoqërojë edhe aspekti shkencor dhe teorik. Aspekti shkencor është ai që na e rregullon këtë proces të ndryshimit, andaj nuk devijojmë në liberalizëm e as nuk devijojmë në ekstremizëm, por ecim sipas metodës së mesme, të cilën All-llahu ua dëshiroi njerëzve.

All-llahu, azze ve xhel-le, duke folur për fjalën më të rëndësishme, fjalën e tevhidit:

﴿ فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ ﴾ [محمد: من الآية19] .

“Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, …”. (Muhamed: 19).

Njeriu që synon ndryshimin duhet të kërkon dijen me të gjitha metodat fetare, duke ndejtur me dijetarë, nxënës dije, të merr pjesë rregullisht në ligjëratat fetare, ato publike dhe ato të veçanta, të shfleton sa ma shumë librat e dijetarëve, mund të përfiton nga kasetat e ndryshme me materiale shkencore, dëgjimin e programeve të ndryshme fetare në TV apo radio, shfletimi i vebfaqeve të ndryshme fetare në internet, e kështu me radhë.

7- Kapu për Kur’an dhe Sunnet.

Njeriu që synon ndryshimin, duhet t’i përmbahet Kur’anit dhe Sunnetit, të qarkullon në këtë bosht, të rruhet me të madhe nga epsharakët dhe bidatçinjtë, sepse sprova e tyre është e madhe kurse rreziku i tyre vdekjeprurës.

Në sferën e besimit njeriu duhet të posedon akiden e Ehli Sunnetit, sepse vetëm ky besim është besim i shëndoshë, pa të cilin besim nuk mund të shpëton njeriu. Këtë besim njerëzit duhet ta marrin nga dijetarët që njihen sipas devotshmërisë dhe besimit të mirë.

Ejub Sihtijaniu, rahimehull-llah, ka thënë:

إن من سعادة الحدث وأعجمي أن يوفقهما الله لعالم من أهل السنة .

“Prej lumturisë së secilit djalosh dhe joarab është që All-llahu t’i ofrojë dijetar nga Ehli Sunneti”.

Njeriu duhet të rruhet nga bidatet në adhurime dhe në sferat tjera, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( كل محدثة بدعة ، وكل بدعة ضلالة )) .

“Çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është devijim”.

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه ؛ فهو ردّ ))

“Ai që shpik në çështjen tonë gjëra që sjanë të saja, ajo është e refuzuar”.

Dmth: i refuzohet kjo vepër atij që e ka bërë, sepse një vepër nuk pranohet përpos nëse synohet Fytyra e All-llahut dhe në përputhje me Sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

8- Serioziteti.

Serioziteti është kërkesë kryesore për secilin njeri që synon ndryshimin, sepse disa njerëz fetar kanë humbur seriozitetin, andaj edhe sillen me tolerancë ndaj disa çështjeve, i kanë deformuar disa nocione, kanë dhënë koncesione për shumë çështje fetare, saqë fetarizmi tek ata është shndërruar në formë pa përmbajtje.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

﴿ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ ﴾ [البقرة: من الآية93] .

“… merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni)…”. (El-Bekare: 93).

Kurse për Musain, alejhisselam, ka thënë:

﴿وَكَتَبْنَا لَهُ فِي الْأَلْوَاحِ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ مَوْعِظَةً وَتَفْصِيلاً لِكُلِّ شَيْءٍ فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ ﴾ [لأعراف: من الآية145] .

“Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet …”. (El-A’raf: 145).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka udhëzuar njerëzit që seriozisht të kapen për Sunnetin, duke thënë:

(( عضُّوا عليها بالنواجذ …. )) .

“Kapuni për te me dhëmballë…”.

Serioziteti nënkupton edhe pamjen, andaj muslimani duhet të jetë serioz në pamjen e tij dhe mos të jetë as i dhëntë pas luksozit e as pas harxhimit të shfrenuar. Kjo nuk domethënë që mos të jetë i pastër dhe elegantë.

Serioziteti duhet të jetë i pranishëm edhe në tubimet e muslimanit, ato tubime nuk duhet të jenë tubime për lozje, dëfrim, përgojim, bartje të fjalëve, talljes dhe ofendimeve, por tubime të dijes, njohjes, kulturës, fjalëve të dobishme dhe debateve konstruktive, normalisht se nuk prish punë aspak nëse përmenden disa tregime interesante dhe qesharake, të cilat nuk e nxjerrin këtë tubim nga kufijtë e asaj dinjitoze dhe edukative.

9- Ndryshimi i preokupimeve.

Ai që synon ndryshimin duhet ti ndryshon preokupimet, duke i pajtuar me metodën islame, me të cilën është dakorduar, andaj i flak preokupimet e kota dhe në vend të tyre i cakton vetvetes preokupime të dobishme, p.sh. braktis duhanin, pijet alkoolike, drogën, veprimet e ndaluara, sikurse është: zinaja, homoseksualiteti, masturbimi, ngacmimet seksuale, dëgjimin e muzikës, shikimin e kanaleve të ndryshme satelitore, flak mendjemadhësinë, talljen dhe poshtërimin e tjerëve, kurse gruaja braktisë lakuriqësinë, ndryshimin e krijaturës së All-llahut, braktisjen e namazit, i braktis ndejat e përgojimit, talljes, bartjes së fjalëve dhe gënjeshtrës.

Të gjithë këta duhet ti jepen adhurimeve të All-llahut, përmendjes, falënderimit, lutjes së Tij në begati dhe vështirësi, në leximin e Kur’anit, mësimin e tij përmendsh, mësimin e tij tjerëve, i jepen namazit, kujdesen për te, marrin pjesë në tubimet e dijetarëve, lexojnë në libra të ndryshëm, e shumë vepra tjera serioze, të cilat e tregojnë vërtetësinë e njeriut në orientimin e tij drejt ndryshimit të vërtetë.

10- Ndrysho shoqërinë.

Njeriu që dëshiron ndryshimin obligohet që në fillim të rrugës ti këpusë marrëdhëniet me njerëzit e prishur dhe të devijuar, sepse nëse vazhdon me ta nuk është i vërtetë në orientimin e tij drejt ndryshimit edhe nëse nuk participon në të këqijat e tyre do të participon në mëkatin e ndejës me ta.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

﴿الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ﴾ [الزخرف:67].

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (Ez-Zuhruf: 67).

﴿وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلاً * يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلاناً خَلِيلاً ﴾ [الفرقان:27 – 28] .

“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!”. (El-Furkan: 27- 28).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( المرء على دين خليله فلينظر أحدكم من يخالل )).

“Njeriu është në fenë e shokut të vet, le të shikon se cilin do ta bën shok”.

Vazhdimi në shoqërimin e njerëzve të këqij dhe të prishur shkakton devijimin dhe kthimin në të kaluarën e keqe. Sa e sa të rinj kanë devijuar për shkak të mallëngjimit për shoqërinë e vjetër.

11- Renditja e prioriteteve.

Njeriu që synon ndryshimin duhet të fillojë me gjërat më të rëndësishme, e pastaj ato që vijojnë. Fillon me pastrimin e besimit, pastaj me kryerjen e detyrave, farzeve, pastaj veprave vullnetare, nafileve, i kryen obligimet, vaxhibet para veprave të pëlqyeshme, mustehab. Secilit i jep kujdesin e merituar. Kujdeset për organizimin e kohës së tij dhe mundohet që mos ti kalon asnjë pjesë kot.

12- Kërkimi i ndihmës së All-llahut.

Kërkimi i ndihmës së All-llahut është prej gjërave më të rëndësishme në etapën e ndryshimit. Kërkimi i ndihmës së All-llahut domethënë: distancim nga aftësia dhe fuqia e tij personale dhe kërkimi i aftësisë, fuqisë dhe ndihmës nga All-llahu. Për shkak se kërkimi i ndihmës nga All-llahu është gjë shumë e rëndësishme, All-llahu, azze ve xhel-le, i ka urdhëruar robërit e Tij që në çdo namaz të thonë:

﴿ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ﴾

“Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë”.

Njeriu i cili synon ndryshimin duhet ti lutet All-llahut që ti jep sukses dhe stabilitet në rrugë, sepse edhe kjo është pjesë e kërkimit të ndihmës nga All-llahu, ti drejtohet All-llahut, ta përmend dhe falënderon shumë dhe ta lexon Librin e Tij.

13- Durimi dhe përpjekja.

Procesi i ndryshimit nuk është gjë e lehtë, sepse është lindje e re dhe jetë pas vdekjes, andaj ka nevojë për durim dhe përpjekje. Me këtë durim dhe përpjekje del në shesh njeriu i vërtetë nga ai gënjeshtar. Njeriu i vërtetë e shijon hidhurin e durimit dhe ia imponon vetvetes adhurimin e All-llahut. Ai vazhdon në durim dhe përpjekje derisa shpirti i tij të adaptohet në adhurime dhe të largohet nga mëkati. Kurse gënjeshtari nuk ka mundësi ta bëjë këtë, por i dorëzohet shkëndisë së parë të sprovës, kthehet mbrapsht dhe përmbyset.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

﴿ وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ﴾ [العنكبوت:69].

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve”. (El-Ankebut: 69).

All-llahu na dhashtë qëllim të pastër, vendosmëri, metodë të saktë dhe suksese. Amin.

وصلَّى الله على نبينا محمد وعلى أله وصحبه وسلَّم .

* * *

Përgatiti:

Sektori shkencor pran shtëpisë botuese: “Medarul-Vatan”

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit