1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

IS-i e merr përgjegjësinë për sulmin në Bagdad

Më të lexuarat

Policia thotë se të paktën 19 njerëz janë vrarë e më shumë se 40 të tjerë janë plagosur sot nga shpërthimi i fuqishëm i një veture, që kishte për cak civilët në juglindje të Bagdadit, shkruan REL.

Grupi ekstremist Shtetit Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë në zonën Nahrawav, e cila përdoret nga pelegrinët shiitë të cilët shkojnë në këmbë në faltoren e shenjtë Kadhimiya të Bagdadit, për përkujtimet vjetore.

Përmes një deklarate të lëshuar në internet nga IS-i bëhet e ditur se sulmi kishte për cak pelegrinët shiitë.

Ministria e Brendshme e Irakut, nga ana tjetër, tha se sulmi kishte për cak civilët shiitë që ndodheshin në një treg të hapurt ku shiten pemët, perimet dhe mishi.

“Ajo nuk ishte rruga në të cilën njerëzit ecin për të shkuar në Kadhimiyah”, tha Saad Mann, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Grupi ekstremist Shteti Islamik shpesh ndërmerr sulme të tilla vdekjeprurëse në lagje shiite në Bagdad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit