Një i ri shqiptar është kapur me 1.5 kilogramë heroinë.
Aksioni është bërë nga policia zvicerane në qytetin e Zyrihut, gjatë mëngjesit të djeshëm. Policia i ishte vënë nga pas 30-vjeçarit nga Shqipëria dhe në momentin që e ka ndaluar i ka gjetur 150 gramë heroinë.
Atij i është kontrolluar edhe shtëpia, ku policia ka gjetur dhe heroinën tjetër, që në total shkonte në sasinë prej 1.5 kilogramë, raporton Shekulli, transmeton Klan Kosova.
Shqiptari në Zvicër kapet me 1.5 kilogramë heroinë
