0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvizja Besa: BDI me “merita të veçanta” për përkeqësimin e lirisë së shprehjes

Më të lexuarat

Lëvizja BESA ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House” i cili raport klasifikon Maqedoninë në mesin e shteteve që nuk kanë liri të medieve. Sipas tyre, shqetësues është fakti se jeta e gazetarëve vihet nën rrezik dhe ata përballen me kërcënime dhe shantazhe të llojeve të ndryshme në rast të ndonjë raportimi hulumtues ose kritik, kryesisht kur kanë të bëjnë me afera korruptive, të cilat inkriminojnë profile të larta politike të pushtetit VMRO-DPMNE – BDI.

“Sa i përket gjendjes së medieve në gjuhën shqipe, ne jemi dëshmitarë të trysnive dhe presioneve nga më të ndryshmet, me të cilat ballafaqohen ato media të pakta që janë kritike ndaj pushtetit, veçanërisht ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili ka “merita të posaçme” në kufizimin e lirisë së medieve dhe klasifikimin e Maqedonisë në mesin e shteteve, ku nuk ekziston fjala e lirë.

Të dhënat e fundit, të prezantuara nga “Freedom House” për vitin 2016, ku Maqedonia ka shënuar regres sa i përket lirisë së medieve, është edhe një prej indikatorëve se sa e rëndësishme është përmbushja e kushteve të Marrëveshjes së Përzhinës, një prej të cilave janë edhe reformat e parapara për lirinë e medieve. Në rrethana të tilla, Lëvizja BESA konsideron se ajo që më së paku mund të shpresojmë në këtë moment janë zgjedhjet e lira dhe demokratike më 5 qershor”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit