0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Fëmijët nga mbarë bota u takuan me krerët e Turqisë

Më të lexuarat

Fëmijë nga e gjithë bota patën rastin që sot të takohen me politikanët kryesorë turq, në prag të Ditës së Fëmijëve, e cila festohet në Turqi më 23 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çdo vit ne ftojmë fëmijët për të festuar 23 prillin, i cili shënon themelet e parlamentit modern turk”, ka thënë Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1920, kur u mor vendimi që ajo ditë të jetë e dedikuar për fëmijët për t’u theksuar roli i tyre kur bëhet fjalë për të ardhmen Turqisë.

Fëmijë nga 21 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Bangladeshin, Afganistanin, Irakun, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, në Pallatin Çankaja u përshëndetën nga deputeti Ismail Kahraman dhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit