Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në 10 orë, sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave, thuhet se kanë votuar vetëm 8.85 për qind e votuesve të regjistruar, pjesëmarrje kjo shumë e ulët në krahasim me zgjedhjet paraprake kanë thënë zyrtarët.
Komisioni Zgjedhor në Serbi, ka mbajtur një konferencë për media ku drejtori i Institutit të Statistikave, Miladin Kovaçeviç, tha se “në Serbi deri në orën 10 votuan 8.5 për qind të votuesve të regjistruar, 9.82 për qind në Vojvodinë dhe në Beograd 8.34 e votuesve”, transmeton Indeksonline.
Kovacevic the se në zgjedhjet e mëparshme për 10 orë votuan 9.06 për qind, dhe se pjesëmarrja e fundit ishte 53,09 për qind.