Të tjera ekzekutime masive zbulohen në Siri. Komitetet e Koordinimit Lokal raportuan për gjetjen e 40 trupave të pajetë, të vrarë me një plumb pas koke, në bodrumet e xhamisë Omar të Muadhamijas, që ndodhet në jug-perëndim të Damaskut.
Dëshmitarë dhe aktivistë folën për hyrjen e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë mëngjesin e sotëm në lagjen që ndodhet në periferi të Damaskut duke i vënë flakën dyqaneve, banesave dhe duke qëlluar pa mëshirë civilët.
Aktivistët raportojnë për 110 viktima në Siri, 70 prej tyre në kryeqytet./tch/kohaislame