Vlerësimi i Apple-it arriti në 621,64 miliardë dollarë sot në mëngjes, duke e bërë atë kompaninë më të vlefshme në histori.
Aksionet e kompanisë janë rritur më shumë se kurrë me $664,65 për aksion sot në mëngjes, pas projektimit të shitjeve për pajisjet e saj të ardhshme të gjeneratës së iPhone-it, iPhone 5 .
Rekordi është mbajtur më parë nga një tjetër kompani amerikane e teknologjisë, Microsoft-i, kur ajo ishte në kulmin e saj në vitin 1999, shkruan krokodili.
Apple u bë kompania më e vlefshme në SHBA kur arriti një vlerësim prej $346.74 miliardë në mesin e vitit 2011, duke kaluar Exxon Mobil-in për herë të parë. Ajo tejkaloi kapitalizimin tregtar të Microsoft-it në vitin 2010.
Vendosja e rekordit nga Apple tani është veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh vdekjen e themeluesit dhe presidentit Steve Jobs në tetor.kohaislame