3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Merkel: Të mbrojmë kufijtë e jashtëm

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se në qoftë se Europa nuk do të ketë sukses në sigurimin e kufijve të saj, tregu i brendshëm ekonomik i bllokut do të vuajë pasoja të rënda.
“Në qoftë se ne nuk do të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm, atëherë kjo mund të çojë në një shqetësim serioz ne tregun e brendshëm”, tha ajo gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin hollandez Mark Rutte.

Kancelarja theksoi se liderët europianë duhet të jenë tepër të kujdesshëm mos të bëjnë hapa mbrapa. Ajo gjithashtu tha se kritikat për ritmet rekord të ulëta të Bankës Qendrore Europiane janë të merituara, por e mbrojti pavarësinë e bankës në përcaktimin e politikës monetare.

“Është e ligjshme që njerëzit në Gjermani të diskutojnë faktin se normat e interesit kanë qenë shumë herë më të larta, por që nuk duhet të ngatërrohet me ndërhyrjen në politikën e pavarur të BQE”, deklaroi Merkel, shkruan Top Channel.

Po ashtu edhe Mario Draghi mbrojti fuqimisht politikën e bankës, duke shtuar se normat e interesit nuk do të ndryshojnë për një kohë të gjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit