-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Thaçi: Sipërmarrja dhe prona private janë themel i zhvillimit të Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin e qelqit në Mitrovicë.

Kjo fabrikë, e cila menaxhohet nga Faruk Kosumi, është investim i përbashkët turk, gjerman dhe kosovar dhe bën riciklimin e xhamit dhe pastaj prodhimin e mozaikut nga xhami dhe qelqi.

Investimin në këtë fabrikë, presidenti Thaçi e ka quajtur lajm të mirë për Mitrovicën dhe shembull të mirë se në Kosovë ka klimë të mirë biznesi dhe siguri për investitorë.

“Sipërmarrja dhe prona private janë themelet e mirëqenies dhe të zhvillimit të një shoqërie. Prandaj, unë kam besim të plotë se këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të jenë një bazament i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit tonë, por edhe i krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, ky investim, presidenti Thaçi ka thënë se është edhe mesazh për bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë, që të vijnë dhe kursimet e tyre t’i sjellin në Kosovë, të hapin vende të reja pune, ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo edhe të mëdha.

“Kam shpresë dhe besim të plotë se ju do të keni sukses dhe investimi juaj do të jetë edhe shpresë për investitorët e tjerë që të investojnë kudo, qoftë në qytetin e Mitrovicës apo anekënd Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Fabrika, e cila mbulon të gjithë tregun e Kosovës dhe së shpejti pret të fillojë eksportin në rajon dhe më gjerë, aktualisht ka 40 të punësuar dhe, deri në fund të këtij viti, pritet të punësojë 100 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit