Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndrojë sot në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Konflikti në Siri pritet të jetë në krye të agjendës, ashtu si edhe konflikti izraelito-palestinez.
Raportet thonë se Netanyahu do të kërkojë garanci se reduktimi i forcave ruse në Siri nuk do të lejojë lëvizjen islamiste të Hezbollahut, e cila mbështetet nga Irani, të rrisë forcat në kufirin verior të vendit të tij.
LEXO EDHE
Putin: Kemi parandaluar shpërbërjen e Sirisë
Izraeli ka qëndruar kryesisht jashtë konfliktit sirian, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.
Mbi 270,000 veta janë vrarë në këtë luftë civile, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.