4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SUDAN – 31 TË VDEKUR PAS SHPËRTHIMIT TË NJË AVIONI

Më të lexuarat

Të 31 pasagjerët e një avioni që transportonte një delegacion zyrtar të kryesuar nga Ministri i Çështjeve Fetare, Halim Abdullah humbën jetën bashkë me ministrin pas shpërthimit të një avioni, që shkonte në shtetin sudanez të Kordofanit të Jugut për të festuar Bajramin, njoftoi Autoriteti sudanez i Aviacionit Civil.

Avioni ra në një zonë malore afër qytetit Talodi.

Sipas lajmit të agjencisë sudaneze të lajmeve avioni kishte në bord 26 pasagjerë, njëri ministër.

Kurse televizioni Al Xhezire njoftoi se me avion udhëtonin 2 ministra. Bëhet e ditur se nuk ka shpëtuar asnjë nga ekipi shëndetësor dhe truprojat e ministrave.

Nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me shkakun e aksidentit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit