2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Skandaloze, për bajram, KEK-u ja ndëpren rrymën xhamisë

Më të lexuarat

Korporata Energjetike e Kosovës, ka lënë ja ka këputur rrymën, xhamisë në Klinë për shkak të borxhit prej 101 eurosh. Imami i kësaj xhamie është i nevrikosur me drejtuesit e KEK-ut, të cilët pa paralajmërime dhe dy ditë para festës kanë ndërprerë rrymën.

Imami Asllan Bajraktari ka kërkuar shpjegime nga KEK-u, për borxhin sepse sipas tij ai është dy herë më i lartë se sa duhet.
“Unë e kom pagu për tetë muajt e kaluar, dhe ja ku i kam faturat e pagesë. Po nuk kom deshtë më me i pagu sepse ma qitshin dy-tre fishin e pagesës më tepër. Për gjashtë muaj më ka ardh fatura 80 euro, që është një shumë e madhe, sepse me bo një krahasim me dimrin ku më kanë ardh ka 7 euro për muaj. S’ka pas mundësi mi hargju as ato sepse ngrohjen e kam me plin dhe s’ka ndonjë shpenzim tjetër”, ka thënë Bajraktari.
KohaVison ka tentuar të marrë edhe një shpjegim nga zyrat e KEK-ut në Klinë, por ka qenë e pamundur./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit