0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

KRIJOHET NJË SISTEM I RI MBROJTJEJE NGA HAKERËT

Më të lexuarat

Një firmë sigurie njoftoi këtë javë se ka në plan të nisë një sistem të ri sigurie, që jo vetëm do t’ju mbrojë nga hakerët, por edhe do t’i ndjekë ata.

CAT Inc. thotë se sistemi i saj i sigurisë OT-OCN bazuar në teknologji është ndërtuar për t’iu dhënë këshilla përdoruesve, bizneseve të vogla dhe ndërmarrjeve për të ndaluar hakerët dhe për t’i sulmuar.

Kompania deklaroi se sistemi i saj i vë në dijeni përdoruesit sa herë që një haker i sulmon. Më pas informon përdoruesin si atentati i një hakeri u ndalua dhe tregon origjinën e sulmit. Sistemi i sigurisë pastaj kalon nga një roje në një vrasës me pagesë, tha kompania në një deklaratë për shtyp, transmeton Krokodili

“Ky është një sistem unik sigurie, që do t’ju mbrojë edhe nga sulmet. Është një qasje e re në mbrojtjen kundër kërcënimeve të internetit.”

Është një strategji e guximshme, por CAT thotë se sistemi ka për qëllim t’iu ofrojë përdoruesve internet me siguri maksimale. Në qoftë se një mbrojtje e mirë nuk është e mjaftueshme, CAT gjithashtu pohon se sistemi në thelb rrit shpejtësinë e internetit për përdoruesit.

Teknologjia heq vonesat dhe mbipopullimin e trafikut të internetit, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më të lehtë për përdoruesit.

CAT thotë se sistemi do të nisë në fund të këtij viti dhe do të jetë në dispozicion për blerje në internet dhe nga dyqanet e kompjuterëve.

Ka shumë opsione të ndryshme të gatshme për sistemin në mënyrë që të plotësojë nevojat e shumta të përdoruesve. CAT thotë se sistemi do të kushtojë aty rreth $50 dhe $300, në varësi të nevojave të përdoruesve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit