Është evidente se asnjë vend nuk është i aftë vetë të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin. Nevojitet bashkëpunim evropian dhe zgjidhje e çështjes evropiane, thotë Tomash Boçek, përfaqësues për refugjatët dhe migrantët, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, në fillim të këtij viti. Një nga misionet e para të Boçek ishte vizita në Maqedoni dhe Greqi në vendet kritike ku ndodhen migrantët.
“Pashë shumë gjëra, u takova me shumë njerëz, me autoritetet e Greqisë dhe Maqedonisë, me shumë refugjatë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. tani ka pasqayrë globale për gjendjen në vendin e ngjarjes. Ajo nuk është shumë e këndshme. ne endoqëm rrugën nga ishujt grekë, i pamë qendrat për regjistrim, i pamë kampet në Athinë, në afërsi të Selanikut, ishim edhe në Idomeni, ku gjendja me të vërtetë është katastrofale dhe e papranueshme, dhe në fund i pamë kampet në Gjevgjeli dhe Tabanoc, dhe para së gjithash vendin i cili është mu afër kufirit me Serbinë, ku pati, kur isha unë, 350 persona në kushte shumë të papranueshme për Evropën e sotme”, deklaroi Boçek për MIA-n pas vizitës.
Gjatë vizitës, më së shumti e ka goditur, siç thotë, gjendja e fëmijëve refugjatë. “Ajo që më së shumti më goditi si baba i dy vajzave të vogla,është gjendja e fëmijëve. Gjithashtu edhe sjellja e refugjatëve të prindërve të të rriturve, të cilët nujk kujdeseshin për veten, por për fatin e fëmijëve të vet. Pyetjet të cilat më shpesh m’i parashtronin, ishin se kur do të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë”, tha Boçek.
Në takim me autoritetet e Maqedonisë u tha se asnjë vend, e vetme nuk mund ta zgjidhë problemin em refugjatët. “U takuam me ministrin e Punëve të brendshme me të cilin patëm bisedë të hapur. Është evidente se asnjë vend nuk ështl i aftë vetë të gjejë zgjidhje dhe të përballet me problemin. Nevojitet bashkëpunim evropian dhe gjetje e zgjidhjes evropiane. Ajo është porosia dhe pika kryesore e dialogut tonë”, theksoi Boçek.
Përfaqësuesi i posaçëm për refugjatët dhe migrantët thekson se duhet të respektohen obligimet e ndërmarra nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës me anëtarësimin e tyre në organizatë dhe respektim konsekuent i Konventës për të drejta të njeriut. Qëllimi i misionit të tij është të sigurohet lidhje operacionale ndërmjet shteteve anëtare të cilat po përballen me këtë sfidë dhe të konfirmohet se si Këshilli i Evropës mund t’u ndihmojë anëtareve të veta, por edhe të bëhet lidhje me organizatat e tjera ndërkombëtare në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi dhe këbimi i informatave.
Për gjendjen me refugjatët dhe migrantët në Evropë do të diskutojë Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës, sesioni pranveror io të cilës fillon sot në Strasburg. Në rend dite janë vendosur të drejtat e njeriut të refugjatëve dhe migrantëve dhe para së gjithash situata në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Raportin për debatin, parashtruar nga parlamentarja holandeze, Tineke Strik, një pjesë e mirë i është kushtuar edhe Republikës së Maqedonisë.