“Po u fut veriu i Kosovës në bisedimet politike mes Kosovës dhe Serbisë, i ikën vegza gjitha Ballkanit”, kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, ish presidenti shqiptar Alfred Mojsiu. Ai ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni se kjo mund të ndodh andaj nuk do të pranojnë që kjo temë të jetë pjesë e bisedimeve.
“Po sigurisht se po u hapë kjo lojë, do të hapet në të gjitha vendet që ekzistojnë në Ballkan pastaj. Unë nuk besoj që autoritetet ndërkombëtare janë të interesuara për ta futur këtë temë në bisedime sepse e dinë fort mirë atë që mund të ndodhë”, ka thënë Mojsiu.
Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga bisedimet politike, por ka theksuar ato duhet të fillojnë kur të përfundojnë bisedimet teknike.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye se pse duhet të ketë frikë për faktin që nëse janë gjërat pezull ato duhet të marrin një rrugë dhe të zgjidhen. Por gjithmonë unë mendoj se në radhë të parë duhet të mbyllen bisedimet që janë bërë deri më tani. Duhet të sigurohemi që të ndodh implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, pastaj duhet të hedhet hapi tjetër. Përndryshe pastaj nuk ka kuptim”, ka përfunduar Mojsiu.kohaislame