2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dispozitat e sheriatit Islam për sëmundjen e Aidsit

Më të lexuarat

Sindroma e imuno-mungeses

Muhammedi a.s thotë :”Kur në nje popull perhapet dhe zgjerohet prostitucioni(zinaja),deri ne atë masë, sa qe ajo behet haptazi, ne të do te lajmërohen (shfaqen) mortaja dhe semundje te cilat nuk ekzistuar ne mesin e paraardhësve qe kan jetuar para tyre.”Me te vertet shendeti dhe semundja jan dy gjendje te cilat e godasin njeriun ,njeriu mund te jetë ne gjendje te mire, nese eshte ne atë gjendje, siq e ka krijuar Allahu me trupin dhe shpirtin e tij,e nese roberit(njerzimi)dalin nga gjendja e natyrshmeris ne te cilen I ka krijuar Allahu, semuret trupi dhe shpirti I tij dhe ka nevoj per sherim,qe te sherohet nga ajo qe eshte semure.
Aids ,(sida)eshte nje semundje bashkohore (qe nuk ka ekzistuar me parë) qe eshte shfaqur si shkak I nje virusi qe njifet si virusi I ashtuquajtur Sindroma e imuno-mungeses se fituar.
Fjala Aids eshtet term qe eshte formuar duke marrë nga shkronjat e para te cdo fjale,me te cilat emertohet kjo semundje ne gjuhen angleze(Acquired Immune Deficiency Syndrom) qe dote thotë: sindromet e imuno-mungeses se fituar,nga qe njeriu I cili eshte I infektuar nga kjo semundje,semuret per shkak te mungesis se imunitetit d.m.th: mungesa e madhe ne elemenetet e imunitetit nga ajo rezulton dobesimi I konfrontimit te te gjitha llojeve te mikrobeve.
Sida shfaqet me nje numer te caktuar simtomash ,shfaqja e te cilave tregon se I semuri renkon nga mungesa e imunitetit.Meqense mungesa e imunitetit mundet te jetë trasheguese ,eshte shtuar fjala: e fituar me te cilen nenkuptohet dallimi ndermjet dy llojeve te imunitetit. Perfundimisht dote deshironim te theksonim ne perkufizimin e kesaj semundje ,se te semuret nga sida kan gezuar me par shendet te plot dhe se shumica e te semureve ne periudhen e rinis 20-35 vjeqare dhe te cilat kan qen te dhene pas sexit te shfrenuar.
Semundja e Sides tani eshte problem boterorëe cila paraqet nje rrezik per te tere njerzimin,ndoshta njerzimi nuk eshte ballafaquar gjate gjith historis me rrezikun e epidemis se njohur me emrin sida.Ai shkatrron sistemin e umunitetit te njeriut dhe nuk ka deri sot ilaqe qe e sheron kete semundje ne tersi,edhe pse perhapet shpejt,ne botë me nje shpejtesi befasuese .kjo eshte vershima e furishme qe vershon vendet dhe gjallesat,pa pasur mundesiqe ta ndaloj ose ta perballojë ndonje pengesë.
Ka terhequr vemendjen e opinionit ne bote ne vitin 1981 ku numri I te infektuareve ne fillim ishte me dhjetra ,e sot tani numri arrin me dhjetra miliona.Se sa paraqet frik te re nga e cila tmerrohet civilizimi I shek. XX. Termi Aids eshte bere sinonim per murtajen e cila u shfaq ne shek XVII dhe ne disa shekuj perpara tij,kur murtaja rrembente jetrat e dhjetra miliona njerzeve . Rreziku I semundjes shtohet nga ana epidemike ,ngaqe te të infektuarit nuk paraqiten sinptomat ne shkallen e pare ,por I infektuari ne fillim eshte I shendosh e I fort dhe me gjith atë ai eshte seriozisht me semundje dhe bartes I saj. Kjo gjendje mund te zgjas shume vite dhe pamja e ketij personi dinak ben qe te tjeret te bashkepunojnë me te pa pasur kujdes , e kjo e benë te leht perhapjen e epidemis dhe bartjen tek te shendoshet .Rruget me te cilat bartet kjo semundje sipas hulumtimeve shkencore eshte se virusi I sides gjendet ne te gjitha lengjet e trupit tek I semuri : ne gjak ,ne spermë,ne qumshtin e nenes,ne te vjedhurit,ne urinen, jarget dhe ne lotë.

“Thuaj ! Zoti im I ndaloi te keqijat e turpshme ,le te jen ë te hapta ose te fshehta”(Araf.33)
Ndersa rruget e bartjes se infektimit janë:
1.Mardhenjet sexual
2.Infektimi prej nenes te foshja
3.Mbartja artificial
4.Injeksionet e infektuara
5.transfuzioni I gjakut ose I perberseve te tij.
6.Femijet e semuarve
7.Sekretimi I peshtymes dhe I lotëve…

Dispozitat e sheriatit qe kan lidhje me kete semundje jan siq vijon:

1. Të ndalohet I infektuari me kete semundje nga martesa.Obligohet I infektuari me semundjen e Sides qe te ndalohet nga martesa,sepse mardhenjet seksuale jan shkaku kryesorë ne perhapjen e kesaj semundje.Sipas statistikave boterore qe jan paraqitur,ka dal se mardhenjet sexuale jan pergjegjese per perhapjen e kesaj semundje me nje perqindje me te madhe se 90 %. Dhe kjo nenkoptohet se I semuari I cili eshte I infektuar me kete semundje obligohet qe te mos ta mashtroj askend, ne menyre qe te mos te infektohet askush per shkak te tij.

2. Nese dikush deshiron te martohet me atë qe e ka kete semundje me dijen ,deshiren dhe zgjedhjen e tij,po ne te njejten kohë edhe ai eshte infektuar me te njejten semundje ketu nuk qendron problemi (d.m.th se martesa eshte e lejuar). E nese eshte I shendosh nuk I lejohet atij qe te kerkoj martes nga ajo qe eshte e semurë me kete semundje,e as te bie dakord me nje martes te tillë (kjo eshte anasjelltas per gruan). Nuk I lejohet kryefamiljarit qe ta martojë vajzen me ate qe eshte I semurë me AIDS edhe ne qoftese ajo pranon,po ashtu edhe burrit nuk I lejohet qe ta martojë nje qe eshte me semundje ,ngaqe ne te ka deme dhe rrezik qe e dinë si I menqur.

3. Nese jan martuar nje qift pastaj kan zbuluar se njeri prej tyre eshte I semure me kete semundje,shumica e dijetareve jan te mendimit se obligohen te dyte ta prishin aktin e marteses. Ibn Kajjimi ka thene: “qdo mangesi qe e bene njeri nga bashkeshortët qe te largohet nga ajo mangesi dhe nuk arrin me te qellimi I marteses me meshire dhe dashuri,obligohet lirizgjedhja (qendrimi ose ndarja nga njeri tjetri). Aids eshte shkak qe duhet te largohet nga ajo e demshme, per kete eshte I detyrueshem prishja e aktit te kurorzimit ,pershkak te kesaj mangesie. Ka transmetuar imam Bhariu ne koleksionin e tij te sakt se Muhamedi a.s ka thene: “Ruaju nga lebroza ,sikurse ikën nga luani”Si mundet burri qe ta zbatoj kete urdheres profetike,qe te qendroj me gruan e tij,e ai ka zbuluar se ajo eshte e semurë me semundjen e Sidas.

4. I lejohet bashkeshortit ,I cili nuk e ka kete semundje ,qe mos te beje mardhenje sexuale ,ngaqe lidhja sekxuale eshte rruga kryesore per bartjen e ketij virusi.

5. Gruaja qe eshte e semurë me kete semundje duhet ti largohet shtatëzanis dhe lindjes dhe te marrë masa dhe mjete te cilat e ndalojnë shtatëzaninë.

6. Nese foshnja lind I shendosh dhe nuk e ka kete semundje ,nuk I lejohet qe nena ta ushqej nga gjiri foshnjen e saj. Kushtezohet qe gjidhenësen, siq kan thenë dijetaret e jurispodences islame,qe mos te ketë hendikep te demshem qe frigesohet nga ajo per foshnjene saj.

Me te vertetë ambienti islam qe I detyron bijtë dhe bijat qe te jenë te ndershem,nuk ka mundesi qe semundjet gjenitale te perhapen ne ate ambient,e pershkak qe te ndertohet ambienti Islam I zhveshur nga keto semundje ,islami ka ndaluar te keqijat e turpshme te hapta ose te fshehtat.

“Thuaj ! Zoti im I ndaloi te keqijat e turpshme ,le te jenë te hapta ose te fshehta” (Araf.33)

Keto dispoziat jan te huazuara nga “Univerziteti imam” Rijad- Arabi saudite …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit