2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gratë në një shoqëri Kuranore

Më të lexuarat

LUIZ LAMIA EL-FARUKU

Tema e ketij punimi u zgjodh, prej bindjes, se njerezimi eshte duke vuajtur sot, prej nje numri serioz problemesh sociale, lidhur me grate dhe marredheniet e ndersjella te dy gjinive ne shoqeri. Megjithese, keto probleme, mund te jene me teper te theksuara, me teper shqetesuese, me teper ligeshtuese.

Per disa prej nesh, se sa per te tjeret, ekziston, ndoshta nje numer i vogel rajonesh te botes bashkekohore, qytetaret e te cileve, nuk i ndiejne, ne te njejten menyre, pasojat e ketyre problemeve. Si rrjedhim, ekziston nje nevoje e ngutshme, per shqyrtimin e zgjidhjeve te mundshme.

Ne studimin e paraqitur, problemi i grave, eshte lidhur me Kur’anin dhe ate, cfare une e kam quajtur “ shoqeri kur’anore”, prej bindjes se forte, se Kur’ani ofron drejtimin me te qendrueshem, per reformat sociale bashkekohore, qe mund te gjenden ne ndonje model apo ne ndonje literature tjeter.
Shume prej jush, ndofta, jane hutuar prej titullit te ketij shkrimi – “Grate ne nje shoqeri kur’anore”. Ju ndofta keni pyetur veten: Pse ajo nuk tha “Grate ne nje shoqeri muslimane” apo “Grate ne nje shoqeri islame”? Me lejoni te shpjegoj, se perse, shprehjet”muslimane” dhe “islame”, nuk u perdoren ne kete shkrim dhe se perdorimi i emerimit, thuajse i pazakonshem, “shoqeri kur’anore”, eshte i justifikuar.
Ekzistojne, te pakten, tre arsye per zgjedhjen time te ketij titulli. E para e ketyre, buron prej shqetesimit se, shume mendime dhe praktika jane etiketuar “muslimane” apo “islame”, pa i justifikuar keto emra. Gjenden afersisht 40 shtete te botes, te cilat pohojne te kene shumicen e popullsise muslimane dhe, si pasoje, te jene shembuj te shoqerive “muslimane”. Kjo, natyrisht, ka shkaktuar, si perfundim, nje konfuzion te madh, pasi shtrohet pyetja: Cili, prej ketyre vendeve, perfaqson me se shumti, besnikerisht, shoqerine e vertete islame? Midis muslimaneve qe pyeten, pergjigja me e shpeshte eshte pretendimi, se shoqeria e vete atyre, kombetare apo rajonale, eshte me e verteta ndaj porosive te All-llahut xh.sh.
Jomuslimanet, ne anen tjeter, dhe vecanerisht antropologet peremdimore, te cilet udhetojne rreth e qark botes, per te gjurmuar traditat e popujve, priren per te trajtuar secilin ndryshim, brenda botes muslimane, si njejtesisht te vlefshem. Kjo, rrjedh prej devotshmerise se tyre, qe une e quaj “teoria e kopshtit zoologjik” te njohjes. Pasuesit e kesaj teorie, i konsiderojne te gjithe muslimanet – dhe natyrisht trajtimi i ngjashem, i popujve te tjere joperendimore, eshte i dallueshem- si specie te ndryshme, brenda kopshtit zoologjik njerezor. Protagonistet e “teorise se kopshtit zoologjik”, shkojne ne terren, regjistrojne dhe fotografojne pamje te cdo zakoni te cuditshem apo ekzotik, qe ata shohin dhe degjojne dhe, per ta, ky eshte Islami dhe praktika islame. Nje udhetim drejt pjeseve te tjera te botes muslimane, me aparate per regjistrim dhe fotografim, realizon pjese te ndryshme materialesh, duke dokumentuar ndryshime te percipta ne tradita. Per me teper, vetem ky, eshte Islami apo praktika islame, per kerkuesit apo etnografet e “teorise se kopshtit zoologjik”. Pa dyshim, perpjekje te pakta behen per te kuptuarit e Islamit ne teresi. Si pasoje, premisa themelore e skepticizmit dhe relativizmit, perforcohen ne mendjen e studiuesve dhe, ai apo ajo, kthehen ne shtepi, te bindur se nuk ekziston nje Islam, por shenja te Islam-eve ekzistuese ne bote. Ne menyre te ngjashme, gjurmuesi raporton se ekzistojne shume perkufizime apo pershkrime te statusit dhe te rolit te grave, ne shoqerine muslimane. Secila rezultante e perkufizimeve apo pershkrimeve, dublohet si “muslimane” apo “islame”, edhe pse ne, si muslimane, mund te kemi disa prej ketyre praktikave, te qena shtremberime apo zvetenime te parimeve dhe bindjeve tona, prej te paautorizuarve apo te painformuarve midis nesh.
Kjo ishte pjeserisht, per te shmangur konfuzionin e ketyre pershkrimeve dhe moskuptimeve te ndryshme, arsyeja qe une zgjodha emerimin “kur’anor”, per shqyrtimin e tanishem. Ne kete menyre, une shpresoj te leviz pertej relevances dhe partikularizmit te kufizuar te “teorise se kopshtit zoologjik” se shqyrtimit, drejt nje paraqitje, e cila shmang fragmentarizmin e tille dhe eshte, ideologjikisht, ne pershtatje me porosite e verteta te Kur’anit.Ne lidhje me ceshtjet percaktuese te fatit dhe vete ekzistences sone, ne kurre nuk mund te kenaqemi me reportazhe te thjeshta, rreth dofare kafshesh njerezore ne “kopshtin zoologjik’, te cilet jane statikisht “muslimane” apo zakonet e te cileve jane etiketuar si “islame”. Keto emerime, here-here, jane keqperdorur. “Kur’anor”, ne anen tjeter , eshte nje term i cili eshte i percaktuar. Kjo, tregohet qarte, ne temen e ketij shkrimi.
Se dyti, “shoqeria kur’anore”, eshte vleresur te jete titulli me i pershtatshem, per ate, se na orienton ne, drejt zbulimit te esences se ketyre parimeve ne vete Kur’anin, qe perben konstruksionin qe eshte ne themel te shoqerive tona, anembane ne Boten Muslimane. Kjo, eshte shoqeria e bazuar mbi parimet kur’anore, e cila eshte synim i te gjitheve ne, ndonese ne, pa vetedije, mund te devijojme, kohe pas kohe, prej ketyre parimeve. Kjo eshte konform nje shoqerie te bazuar ne Kur’an, per te cilen ne duhet te punojme te gjithe, qe popujt muslimane te kene nje te ardhme te lumtur. Nuk ka version indonezian, pakistanez, saudian, egjiptian apo nigerian te kesaj shoqerie, qe ne duhet t’a konsiderojme si norme te padiskutueshme, por ate, qe bazohet, fuqimisht, mbi mesimet e Kur’anit te Shenjte. Vetem nga kjo pikepamje, ne mund te gjejme nje perkufizim te sakte, te rolit te gruas ne shoqeri. Perderisa, keto mesime, jane teme e shkrimit tim, “Grate ne nje shoqeri kur’anore”, duket titulli me i pershtatshem. Se treti, me kete zgjedhje te titullit, une deshiroj te theksoj se, ne duhet t’a konsiderojme Kur’anin e Shenjte, si udhezuesin tone, ne te gjitha aspektet e jetes sone. Ai, nuk eshte vetem burimi paresor i dijes rreth besimeve, obligimeve dhe zakoneve fetare, por ai, eshte gjithashtu udhezues per cdo aspekt te civilizimit islam. Ne shekujt e lavdise se dikurshme, ai percaktonte kreativitetin politik, ekonomik dhe artistik te popujve muslimane. Nese ne deshirojme te kemi sukses, si anetare te nje shoqerie islame, ne dekadat dhe shekujt e ardhshem, ai duhet perseri te percaktoje te menduarin tone dhe te vepruarit tone ne menyre gjitheperfshirese. Islami nuk kufizohet ne Pese Shtyllat, shehadetin, namazin, agjerimin, zekatin dhe haxhin. Isalmi, ne fakt, e sfidon ekuacionin e shkalles se pare me termin anglisht ‘religion’, mbasi rendesia e formuesit deperton ne cdo qoshe dhe plase te qenies dhe sjelljes njerezore. Natyrisht, ai duhet te jete synimi yne, per te lidhur cdo veprim me Islamin tone. Ne, kete, mund t’a bejme vetem duke lejuar qe Kur’ani te frymezoje dhe reformoje cdo fushe te jetes sone.
Si nje shkalle ne kete drejtim, le te marrim parasysh ate, qe Kur’ani duhet te na mesoje ne, rreth shoqerise, ne drejtim te se ciles ne duhet te perpiqemi dhe te mendojme efektet e tij mbi poziten e grave. Cilat jane karakteristikat themelore te nje shoqerie kur’anore, te cilat kane te bejne, vecanerisht, me grate?
Do te kosideroj pese karakteristika – te cilat duken themelore, vendimtare dhe te padiskutueshme – te shoqerise kur’anore. Megjithese, ato paraqiten ne nje lidhje serike, secila varet nga te tjerat dhe ndikon mbi to.Vartesia e ndersjelle e ketyre pese karakteristikave, e ben te veshtire te flasesh per ndonjeren prej tyre, pa permendur te tjerat dhe, sigurisht, ato nuk bejne dhe nuk mund te ekzistojne te izoluara prej njera-tjetres.

1. Status dhe vlere e barabarte e sekseve

E para, e ketyre pese karakteristikave, te nje shoqerie kur’anore, e cila prek grate, eshte se te dy gjinite jane te njejte ne status dhe vlere. Me fjale te tjera, Kur’ani na meson se grate dhe burrat jane te gjithe krijesa te All-llahut, duke ekzistuar ne nje nivel vlere dhe dobie se barabarte, megjthese, rendesia e njellojte e tyre, nuk verteton pretendimin per barazvlefshmeri apo identitet te perkryer te tyre. Kjo barazi e mashkullit dhe femres, eshte e dokumentuar ne Kur’an, ne fragmentet qe kane te bejne me te pakten kater aspekte te qenies dhe bashkeveprimit njerezor.

Ceshtjet Fetare

E para, e ketyre pohimeve kur’anore te barazise mashkull-femer, permbahet ne deklaratat, qe kane te bejneme ceshtje te tilla fetare, si origjina e njerezimit, apo me obligimet dhe shperblimet fetare.
Zanafillat e Njerezimit: Kur’ani nuk permban historite, qe gjenden ne Testamentin e Vjeter, te cilat e denigrojne gruan. Nuk ekziston, asnje e thene terthorazi, se gruaja e pare, e krijuar prej Zotit, ishte nje krijese me pak e vlefshme se burri i pare, apo se ajo ishte nje lloj shtojce e formuar prej nje prej brinjeve te tij. Ne vend te kesaj, ne lexojme se, mashkulli dhe femra, jane krijuar ‘min nefsin wahidetin’ (“prej nje shpirti apo uni te vetem“), per t’a plotesuar njeri-tjetrin (4:1; 7:189). Ndersa, Tora apo Testamenti i Vjeter, e trajton Aven si tunduese te kopshtit te Edenit, e cila e ndihmoi Satanin ne joshjen e Ademit, per te mos iu bindur Zotit, Kur’ani e trajton ciftin me barazi te plote. Qe te dy, jane njelloj fajtore per mekatim; te dy, njelloj, u ndeshkuan prej Zotit, duke u debuar prej Kopshtit; dhe qe te dy, njelloj, u falen, kur ata u penduan.
Obligimet dhe shperblimet fetare: Kur’ani, nuk eshte me pak i qarte ne barazine komanduese per burrat dhe grate, ne direktivat e tij, qe kane te bejne me obligimet dhe shperblimet fetare. Ne lexojme:
“Nuk ka dyshim, se per muslimanet e muslimanet, besimtaret dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, te sinqertit e te sinqertat, durimtaret dhe durimtaret, te pervuajturit dhe te pervujturat, sadakadhenesit e sadakadheneset, agjeruesit dhe agjerueset, ruajtesit e nderit e ruajteset e nderit, shume permendesit e All-llahut e shume permendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje mekatesh dhe shperblim te madh.” (33:35) (Hipokriteve dhe hipokriteve dhe jobesimtareve, All-llahu u ka percaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do te jene pergjithmone. Ai mjafon per ta. All-llahu i ka mallkuar ata dhe ata kane denim te panderprere. 9:68)
Obligimet dhe shperblimet etike: Kur’ani, i shpalli njerezimit barazine e deshiruar, per te dy gjinite, duke vendosur te njejtat obligime dhe shperblime etike per grate dhe burrat.
“Kush ben ndonje nga punet e mira, qofte, mashkull ose femer duke qene besimtar, te tillet hyjne ne xhennet dhe nuk u behet kurfare padrejtesie.”(4:124)
Kush ben veper te mire, qofte mashkull apo femer, e duke qene besimtar, Ne do t’i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e (ne boten tjeter), do t’u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre.” (16:97) (Shiko gjithashtu 9:67-72.)
Nese, All-llahu i Lartesuar, nuk i ka gjykuar te dy sekset, te nje statusi dhe vlere te barabarte, deklarata te tilla, te shprehura qarte, te barazise se tyre ne obligimet dhe shperblimet fetare, nuk do te ishin bere ne Kur’an.
Arsimimi: Megjithese urdherat me specifike, per te drejta te njejta te grave dhe burrave, per te vazhduar arsimimin, mund te gjenden ne literaturen e hadithit, Kur’ani le te nenkuptohet tw ndjekurit e njohurise per te gjithe muslimanet, pa marre parasysh gjinine e tyre. Per shembull, ne menyre te perseritur, urdherohen te gjithe lexuesit te lexojne, te recitojne, te mendojne, te sodisin, gjithashtu te mesojne prej shenjave (ajeteve) te All-llahut ne natyre. Ne fakt, vete shpallja e pare e Profetit Muhammed (s.a.v.s.), kishte te bente me dijen. Ne nje shoqeri kur’anore, nuk mund te kete, kurre, nje kufizim te kesaj dije, per ndonjeren gjini. ?shte obligim, i cdo muslimani dhe muslimaneje, per te ndjekur dijen gjate gjithe jetes, madje, sic na rrefehet, edhe sikur ajo t’a coje kerkuesin deri ne Kine. (Ky eshte hadith i Profetit s.a.v.s.. Shiko gjithashtu Muhammed ‘Izzet Deruezeh, El-Mar’ah fi el Kur’an uel Sunneh (Beirut: el-Mektebeh el-‘Asriyyah, 1980), f. 44, 47, 51.) Profeti, madje, ka kerkuar qe vajzat skllave te arsimoheshin (Muhammed Fu’ad ‘Abd el-Baki, el-Lu’lu uel Merxhan fi ma ittafaka fihi el-Sheikhani ( Beirut: Dar el-Kitab el-Xhedid, 1970, I, f. 30-31.); dhe ai i kerkoi Shifa bint Abdullah-ut t’a mesonte gruan e tij, Hafsah bint Umar (Haxhxhi Fejsal inb Haxhxhi Uthman, “Grate dhe ndertimi shteteror: Analize sistematike dhe bashkekohore e problemit te gruas ne shoqerine bashkekohore muslimane maleze.” (Disertacion i doktoratures, i paraqitur ne Universistetin Tempel), f. 85). Ligjerartat e Profetit, ndiqeshin prej degjuesve, si meshkuj ashtu edhe femra; dhe ne kohen kur Profeti vdiq , kishte shume gra te arsimuara (Muhammed Khayrat, Markaz el- mar’ah fi ‘l-Islam (Cairo: dar al-Ma’rif, 1975) f. 108.).
Te Drejtat ligjore : Deshmia e katert, ne Kur’an, per barazine e burrave dhe grave, eshte specifikimi i tij i te drejtave te ligjshme, te cilat garantohen per cdo individ, prej djepit deri ne varr. Ndryshe nga situata ne Perendim, ku, deri ne shekullin e fundit, ishte e pamundur per je grua te martuar, per t’a mbajtur pasurine per veten e vet, per te kontraktuar me persona te tjere, apo per te shfrytezuar pasurine e saj pa miratimin e burrit te saj (Monard G. Paulsen, “Grate, te drejtat ligjore”, Enciklopedia Amerikane, (Danbury, Conn.: Americana Corp., 1980), Vol. 29, f.108-109.), Kur’ani shpalli te drejten, e cdo gruaje, per te blere dhe shitur, per te kontraktuar dhe per te fituar8, dhe per te mbajtur dhe menaxhuar parate dhe pronen e vet asaj. Pervec ketyre te drejtave, Kur’ani i pohon gruas nje pjese ne trashegimine e familjes (4:7,11), paralajmeron kunddrejt privimit te saj prej kesaj trashegimie (4:19), percakton se paja (mehri) i marteses se saj, duhet t’i perkase vetem asaj dhe kurre nuk duhet te merret prej burrit te saj (2:229; 4:19-21, 25), po te mos i ofrohet prej gruas si dhurate falas (Shiko Mustafa el-Siba’i, El-Mer’eh beine’l-fikhi we’l-kanun (Aleppo: El-Mektebeh el-Arabijjeh, 1976), f. 38; Muhammed ‘Izzet Derazeh, Ed-Dustur el-Kur’ani fi Shu’un El-Hajat (Cairo: ”Isa El-Bebi El-Helebi,) f. 78.)
Krahas me cfaredo privilegji, keto te drejta te grave, bartin pergjegjesite perkatese. Nese ajo kryen nje kundravajtje civile, Kur’ani na tregon ne, se, ndeshkimi i gruas, nuk eshte as me pak e as me shume, se sa i nje burri, ne nje rast te ngjashem (5:41; 24:2). Nese asaj i behet padrejtesi apo demtohet, asaj i jepet e drejta per kompesim tamam si nje burri (“Oju qe besuat! Nuk eshte e lejuar, per ju, te trashegoni grate ne menyre te dhunshme, e as t’i shtrengoni per t’u marre dicka, nga ajo qe u keni dhene atyre, pervec nese ato bejne ndonje imoralitet te hapur. ?oni jete te mire me to. Nese i urreni ato, beni durim, pse ndodh qe All-llahu te jape shume te mira ne nje send qe ju e urreni.” (4:19)).
Eshte e qarte se, Kur’ani jo vetem rekomandon, por eshte madje insistent ne barazine e burrave dhe grave, si nje karakteristike themelore e nje shoqerie kur’anore. Pretendimi i kritikeve jomuslimane se, Islami i denigron grate, mohohet ne menyre emfatike nga Kur’ani. Mohime te ngjashme jane edhe argumentet e te ashtuquajturve muslimane, se grate jane fetarisht, intelektualisht dhe etikisht inferiore kundrejt burrave, sikurse permendej me heret ne literaturat cifute dhe kristiane.

II. Me Mire nje Shoqeri Seks-Duale, se Nje Shoqeri Uniseksuale

Tani, le te marrim ne konsiderate, karakteristiken e dyte themelore, te shoqerise kur’anore, e cila prek poziten e grave. Kjo eshte mbeshtetur ne direktivat per nje shoqeri seks-duale, me mire se sa nje shoqeri uniseksuale. Nderkohe, qe mbron vlefshmerine e vleftes se barabarte te burrit dhe gruas, Kur’ani nuk e gjykon, kete barazi, per te nenkuptuar ekuivalencen apo identitetin e sekseve.
Ka te ngjare qe, te gjithe ju, jeni familjarizuar me levizjen bashkekohore drejt uniseksualizimit te rrobave dhe kepuceve, te uniseksulizimit te stileve te argjendarise dhe te flokeve, te uniseksualizimit te veprimeve dhe argetimeve. Ne fakt, shpesh eshte veshtire, ne Amerike, te vendosesh nese dikush duket si djale apo si vajze. Kjo rezulton prej mendimit te tashem ne shoqerine perendimore se, ekziston diference e vogel midis dy gjinive ne dhuntite fizike, intelektuale dhe emocionale dhe, si rrjedhim, nuk duhet te ekzistoje ndonje diference ne funksionet dhe rolet e tyre ne shoqeri11. Veshjet dhe veprimet, jane vecse deshmi siperfaqsore e kesaj bindjeje me te thelle. E shoqeruar me nje nenvleresim te cilesive dhe roleve, qe tradicionalisht e kane shoqeruar gjinine femerore, ky mendim i perhapur, ka gjeneruar nje shoqeri uniseksuale, ne te cilen vetem roli i mashkullit respektohet dhe synohet. Megjithese, ka si qellim te sjelle permasa me te medha te barazise per grate, idea se burrat dhe grate jane jo vetem te barabarte, por ekuivalente dhe identike, aktualisht i ka shtyre grate drejt imitimit te burrave dhe, madje, te perbuzin feminitetin e tyre. Keshtu, eshte duke u prodhuar nje tip i ri i shovinizmit mashkullor. Presionet sociale te jashtezakonshme, rezultuan ne zhveshjen e grave prej rolit te tyre, prej pergjegjesive qe me pare ishin kryer prej tyre, dhe ato detyrohen te jetojne nje jete pa personalitet dhe individualitet.
Shoqeria e bazuar ne Kur’an eshte, perkundrazi, nje shoqeri seks-duale, ne te cilen, te dy gjinite, ngarkohen me pergjegjesite e tyre te vecanta. Kjo siguron fuksionimin e shedetshem te shoqerise, per te miren e te gjithe anetareve te saj. Kjo ndarje e punes, i ngarkon burrat me me teper pergjegjesi ekonomike (2:233, 240; 4:34), ndersa grate, pritet t’a lujne rolin e tyre ne mbajtjen dhe rritjen e femijeve (2:223; 7:189). Kur’ani, duke e njohur rendesine e ketij caktimi seksual plotesues te roleve dhe pergjegjesive, e lehteson kerkesen me te madhe ekonomike te bere mbi anetaret meshkuj te popullsise, duke u paracaktuar atyre je pjese me te madhe, se sa grave, ne trashegimi. Ne te njejten kohe, ai u pohon grave te drejten per t’u mirembajtur, ne shkembim te kontributit te tyre per mireqenien fizike dhe emocionale te familjes dhe per kujdesin qe ato tregojne per rritjen e femijeve. Ideologjia e unifikimit te seksit, ngjall nje marredhenie konkuruese midis sekseve, te cilen e gjejme ne Amerike dhe e cila eshte shkaterrimtare per te gjithe anetaret e shoqerise: per te rinjte, te vjetrit, femijet, prinderit, te pamartuarit, te martuarit, meshkujt dhe femrat. Shoqeria seks-duale, perkundrazi, eshte nje zgjidhje me e natyrshme, kundrejt ceshtjeve te marredhenieve midis sekseve, duke inkurajuar me mire bashkepunimin, se sa konkurencen midis sekseve. Kjo eshte nje skeme, e cila eshte gjetur me e pershtatshme ne shoqerite e panumerta pergjate historise. Idea e jodiferencimit apo identitetit seksual, arriti te spikase vetem koheve te fundit dhe, ne kete rast, ne radhe te pare, ne shoqerine perendimore. Madje, deshmite mjeksore per ndryshimin mendor apo emocional midis sekseve, ndalohen te botohen ne hulumtimet perendimore, sepse kercenojne prirjet mbizoteruese te mendimit.Se sa gjate do te vazhdoje kjo levizje sociale shkaterrimtare, perpara se ajo te hidhet poshte si e falimentuar, ende nuk dihet. Por pa dyshim, ne, si muslimane, duhet te jemi te vetedijshem per pasojat e mangeta dhe te rreziksjme te saj dhe t’a bejme shoqerine dhe rinine tone te vetedijshme per fatkeqesine e shkaktuar prej saj.
Protagonistet e shoqerise uniseksuale e kane shpallur te pavlefshem organizimin njerezor seks-dual si te rrezikshem per mireqenien e grave.Nje situate e tille, mund te kish lindur, nese seksi-dual, do te nenkuptohej se njeri seks eshte me superior ndaj tjetrit. Por, ne shoqerine e vertete kur’anore, drejt se ciles ne aspirojme te shkojme, kjo nuk eshte e mundur. Ashtu, sikurse e pame me pare, Kur’ani mbeshtet ne menyre mjaft elokuente, statusin e barabarte te grave dhe burrave dhe, ne te njejten kohe, ai pranon, pergjithesisht, ndryshimet e tyre perkatese te natyres dhe funksionit. Keshtu, ndersa, duke pohuar barazine fetare, etike, intelektuale dhe ligjore te meshkujve dhe te femrave, Kur’ani kurre nuk i konsideron dy sekset, si identike apo ekuivalente.

III.V aresia e Ndersjelle e Anetareve te Shoqerise

Karakteristika e trete e shoqerise kur’anore, e cila fuqimisht mbron te drejtat e grave, eshte kembengulese, ne varesine e ndersjelle te anetareve te shoqerise. Perkunder prirjes bashkekohore, per te theksuar te drejtat e individit ne dem te shoqerise, ne Kur’an ne gjejme ne menyre te perseritur theksimin e varesise se ndersjelle te burrit dhe gruas dhe gjithashtu te te gjithe anetareve te shoqerise. Burri dhe gruaja per shembull, pershkruhen si mbuloje (libes) te njeri- tjetrit (2:187), dhe si bashkeshorte, qe jetojne dhe banojne ne qetesi (33:21; shiko gjithashtu 7:189). Burri dhe gruaja, jane derguar per te plotesuar njeri-tjetrin (9:71). Secilit, i kerkohet te permbushe pergjegjesite e caktuara, qe i jane ngarkuar per te miren e te dyve dhe te mbare shoqerise.
Me qellim te sigurimit te kesaj varesie te ndersjelle, e cila eshte keshtu e nevojshme per mireqenien fizike dhe psikilogjike, si te burrit ashtu edhe te gruas, All-llahu, ne Kur’anin e Shenjte, percakton detyra dhe obligime reciproke, apo te ndersjella, te anetareve te ndryshem te familjes – burrave dhe grave, baballareve dhe nenave, femijeve dhe te medhenjve dhe lidhjeve fisnore te te gjitha shkalleve (17:23-26; 4:1, 7-12; 2:177; 8:41; 16:90; etj.). Kujdesi dhe shqetesimi, per anetaret e tjere te shoqerise, eshte detyre e barabarte per muslimanet:
“Nuk eshte e tere e mira, te ktheni fytyrat tuaja, nga lindja ose perendimi, por, e mire e vertete eshte ajo, e atij, qe i beson All-llahut, dites se gjykimit, engjejve, librit, pejgambereve dhe pasurine, qe e do, ua jep te afermve, bonjakeve, te varferve, udhetareve, lypesve dhe per lirimin e roberve…” (2:177)
Kur’ani, me anen e kesaj, fut tek muslimanet ndjenjen e nje detyre dhe pergjegjesie ndaj shoqerise. Kjo, nuk duhet konsideruar apo perjetuar si ndrydhje e individit. Perkundrazi, muslimanet inkurajohen vazhdimisht ne kete varesi te ndersjelle, per te perjetuar te mirat qe ajo sjell. Dobite ekonomike, sociale dhe fiziologjike, te marredhenieve dhe perkujdesjeve te tilla te aferta, brenda grupeve sociale, sigurojne me teper se sa shperblime te bollshme per individin, pasi fisnikerojne aspiratat individuale te tij apo te saj. Anonimiteti dhe pamjaftueshmeria e ndervartesise sociale ,ndermjet anetareve te shoqerise bashkekohore perendimore, ka shkaktuar probleme shume serioze. Vetmia, kujdesi i pamjaftueshem per te moshuarit, perftimi i zbrasetires, perqindja e larte e vetevrasjeve dhe krimi adoleshent, te gjitha keto, mund t’a kene burimin tek dobesimi, gjithnje e me teper, i perkeqesuar i varesise se ndersjelle sociale dhe mohimi i nevojes njerezore per kujdes te ndersjelle.

IV. Familja e Shtrire

E gershetuar, ne afersi, me varesine e ndersjelle, familja e shtrire, eshte karakteristika e katert themelore e shoqerise kur’anore, e cila sherben per te permiresuar marredheniet mashkull-femer. Ky eshte institucioni i familjes se shtrire. Pervec anetareve te ngushte, qe perbejne familjen: nena, babai dhe femijet e tyre, – familja islame apo a’ileh, gjithashtu perfshin gjysherit, xhaxhallaret, tezet, hallat dhe pasardhesit e tyre. Normalisht, familjet muslimane jane “ rezidencialisht te shtrira” – qe do te thote se, anetaret e tyre, jetojne bashkarisht, me tre apo me teper gjenerata te farefisit, ne nje ndertese te vetme apo te perbere. Madje edhe kur ky version , i banimit te familjes se zgjeruar, nuk eshte i mundur apo nuk zbatohet, lidhjet familjare, duke u shtrire pertej njesise berthame, jane dukshem lidhje te forta psikologjike, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike.
Solidariteti i familjes se shtrire, rekomandohet dhe fuqizohet prej Kur’anit te Shenjte , ne te cilin, ne gjejme referenca te perseritura, per te drejtat e farefisnise (17:23-26; 4:7-9; 8:41; 24:22; etj.) dhe rendesine e trajtimit te tyre me dashamiresi (2:83; 16:90; etj.). Trashegimia u ndahet jo vetem anetareve te familjes me te ngushte, por gjithashtu edhe atyre te familjes se zgjeruar, sic paracaktohet vecanerisht (2:180-182; 4:33,176). Familja e zgjeruar e kultures islame, nuk eshte keshtu, thjesht, nje produkt i kushteve sociale, por eshte nje institucion i ankoruar ne fjalen e Vete Zotit dhe i vendosur prej keshillave dhe rregullave te Tij.
Familja e zgjeruar eshte nje institucion, i cili, mund te siguroje dobi te mrekullueshme, si per burrin ashtu edhe per gruan, kur ekziston se bashku me karakteristikat e tjera themelore te shoqerise kur’anore.

1. Ajo te mbron kundrejt egoizmit apo ekscentrizmit te ndonje grupi, pasi individi perballet jo vetem me nje bashkeshort te vetem, por me nje familje te tere te barabartesh, te moshuarish dhe femijesh, nese ai apo ajo shkojne “natyrisht”.

2. Ajo u mundeson grave te ndjekin karieren, pa demtuar vetveten, bashkeshortin, femijet apo te moshuarit, pasi ekzistojne gjithmone te rritur te tjere ne shtepi, per te ndihmuar punen e gruas apo nenes. Grate, qe ndjekin karieren, ne nje familje te zgjeruar islame, nuk pesojne asnje ngarkese te stermundimit fizik dhe emocional, e as t’u ndjerit fajtore per neglizhim te pergjegjesive amenore, bashkeshortore apo familjare. Ne fakt, pa kete lloj institucioni familjar, eshte e pamundur te imagjinosh ndonje zgjidhje te arsyeshme per problemet, me te cilat perballet tani shoqeria perendimore. Derisa nje numer, gjithnje e me i madh, grash po hyjne ne fuqine punetore, familja e ngushte, eshte e paafte per te mbeshtetur nevojat e anetareve te saj. Veshtiresite ne nje familje te vetme prinderore, jane sigurisht te zmadhuara njeqindfish. Sforcimi qe, nje sistem i tille familja, vendos mbi gruan e punesuar eshte shkaterrim per individin, gjithashtu per martesen dhe lidhjet familjare. Shperberja e familjeve dhe degezimet psikologjike dhe sociale, te nje perqindje te larte divorcesh, ne Amerike dhe shtete te tjera perendimore (Ne 1979, ne Shtetet e Bashkuara, kundrejt 2.331.000 martesave qe ishin bere, 1.181.000 ishin divorcuar, sipas nje almanaku te vitit 1983. ?do vit, perqindja e divorceve, rritet kuptimisht.), kane bere te rritet puna e doktoreve, juristeve, psikiaterve dhe sociologeve, natyrisht, prej viktimave fatkeqe te ketyre fenomeneve.

3. Familja e zgjeruar siguron nje shoqerizim te mjaftueshem te femijeve. Keshilla e nenes apo babait, ne nje familje te ngushte apo te vetme, mund te jete e veshtire per t’u ndjekur prej nje te pabinduri apo femije kokeforte, por ndikimi i kombinuar i anetareve te nje familje te forte te zgjeruar, eshte i efektshem kunder pabindshmerise apo padegjueshmerise.

4. Familja e zgjeruar siguron shumellojshmerine psikologjike dhe sociale ne bashkeshoqerim, si per te rriturit, ashtu edhe per femijet. Duke qene se ekziston nje varesi me vogel ne marredheniet me njeri-tjetrin, ekzistojne kerkesa me te vogla emocionale, ne secilin anetar te familjes. Nje grindje apo perplasje midis te rritutve, femijeve apo personave te gjeneratave te ndryshme, nuk arrin perpjestimet e demtimit, qe mund te arrihen ne nje familje te ngushte. Ekzistojne, gjithmone, anetare te tjere familjare, ne dispozicion, per te lehtesuar dhembjen dhe qe sigurojne keshillim teraupik dhe shoqerimin. Madje, lidhja martesore nuk vendos sforcime shume te medha, prej te cilave vuajne familjet e ngushta.

5. Familja e zgjeruar, apo a’ileh mbron kundrejt zhvillimit te te carave qe perftohen. Ky problem social, rezulton kur secila grup-moshe behet e izoluar prej breznive te tjera, keshtu qe gjen veshtiresi ne arritjen e suksesshme dhe nderveprimin kuptimplote, me njerezit e moshave te niveleve te ndryshme. Ne a’ileh, tre apo me teper gjenerata, jetojne se bashku dhe bashkeveprojne, vazhdimisht, me njeri-tjetrin. Kjo situate, siguron njohuri dobiprurese dhe pervoja shoqerizimi per femijet dhe ndjenjen e nevojshme te sigurise per brezat me te vjeter.

6. Familja apo a’ileh menjanon problemin e vetmise, i cili moleps banuesit e izoluar dhe anonime, ne qendrat urbane, te shume shoqerive bashkekohore. Nje grua e pamartuar, apo e divorcuar, apo e ve , ne nje familje te zgjeruar islame, nuk do te vuaje kurre problemet, me te cilat perballen gra te tilla, ne shoqerine amerikane bashkekohore, per shembull. Ne nje shoqeri kur’anore, nuk ka nevoje per institucione komerciale llogaritese te afatizuara, klube dhe bare te vetmuarish, apo per vecimin e qytetareve te moshuar, neper fshatra apo azile te pleqve. Nevojat sociale dhe psikologjike te individit, qofte te mashkullit, ashtu edhe te femres, jane te perfillura ne nje familje te zgjeruar.
Derisa lidhjet martesore behen gjithnje e me teper te brishta, ne shoqerine perendimore, grate priren te jene viktimat kryesore te ketij ndryshimi. Ato jane me pak te afta, se sa burrat, per te rikrijuar martese apo lidhje te tjera, dhe ato jane me te demtuara psikologjiksht prej ketyre humbjeve.

7. Familja e zgjeruar, siguron nje ndarje, me te arsyeshme dhe me njerezore, te kujdesit per me te moshuarit. Ne nje familje te vetme te ngushte, kujdesi per prinderit me te moshuar, apo prinderit e ndonje prej bashkeshorteve, mund te biere plotesisht mbi nje individ, zakonisht mbi nenen e familjes. Ajo duhet te marre masat per nje perkujdesje fizike shtese, si edhe per mireqenien emocionale te te moshuarve.Kjo eshte nje barre teper e madhe mbi nje grua, e cila ndoshta ka nevoja te femijeve dhe te burrit per t’u sherbyer, gjithashtu. Nese ajo eshte nje nene e punesuar, ngarkesa mund te jete e paperballueshme dhe me te moshuarit vendosen ne azilet e pleqve derisa t’u vije vdekja. Me pergjegjesite e shperndara, qe siguron familja e zgjeruar, ngarkesa kuptimisht lehtesohet.

V. Organizimi familjar patriakal

Karakteristika e peste themelore, e nje shoqerie kur’anore eshte se ajo eshte patriarkale. Ne kundershtim, me synimet e Levizjes se ?lirimit te Grave, Kur’ani fton per nje shoqeri, e cila paracakton udheheqjen themelore dhe rolin vendim-marres, ne familje, te burrit.
?do shoqeri, eshte e perbere prej organizimeve me te vogla te njerezve – qeverive, partive politike,organizatave fetare, nderrmarrjeve tregtare, familjeve te zgjeruara e keshtu ne vazhdim. Secila, nga keto organe, ka nevoje te jete e qendrueshme, kohezive dhe e manovruehme, qe te jete e dobishme per zgjedhesit e saj. Me qellim, qe te perftoje keto karakteristika, organizimi duhet te caktoje pergjegjesite per disa individe apo disa grupe, brenda radheve te tij.
Si rrjedhim qytetaret mund te votojne, parlamenti mund te nxjerre ligje dhe policia mund t’a imponoje ligjin, por eshte, ne fund te fundit, kreu e shtetit, qe mban pergjegjesine e perpilimit te vendimeve kritike per shtetin, si edhe barren apo miratimin pergjegjes per keto vendime. Ne menyre te njejte, puna e nje fabrike, drejtohet prej shume individeve, por jo te gjithe ata, jane njelloj te afte per marrjen e vendimeve perfundimtare te kompanise. Jo cdo nepunes eshte i ngarkuar, njelloj me pergjegjesi, per suksesin apo deshtimin e organizimit.
Familja, gjithashtu, ka nevoje per dike, per te bartur barren e pergjegjesise themelore per te tere. Kur’ani, e ka paracaktuar kete rol per anetarin mashkull me te madh te familjes. Ky eshte ngarkimi patriarkal i fuqise dhe pergjegjesise, e cila nenkuptohet prej shprehjeve te tilla, si: “we lirr-rrixhali ‘alejhinne derexhatun” (2:228), dhe “el-rixhalu kawwamune ‘ale’n-nisa’i…” (4:34). Ne kundershtim, me paraqitjen prej kundershtareve te Kur’anit, keto fragmente nuk nenkuptojne nenshtrimin e grave ndaj burrave, ne nje diktature, te bazuar ne gjini. Nje interpretim i tille, tregon nje mosperfillje flagrante te kerkesave te perseritura te Kur’anit per barazine e sekseve dhe te urdherit te tij, per te treguar respekt dhe miresjellje ngaj grave. Fragmentet ne fjale, tregojne nje menyre per shmangien e mosmarreveshjeve te brendshme dhe pavendosmerise, per te miren e te gjithe anetareve te familjes. Ato mbeshtesin nje shoqeri patriarkale.
Terheqim vemendjen ne perdorimin e fjales “kawwamun” ne shpallje, “el-rixhalu kawwamune ‘ale’n-nisa’i…” (4:34). Pa dyshim, folja “kuwema”, prej se ciles rrjedh emri foljor “ kawwamun”, nuk nenkupton mbizoterim despotik. Perkundrazi, termi i referohet atij, i cili, i qendron ne krah tjetrit (prej kama, “ me qendru”), ne nje menyre mbrojtese dhe miredashese. Nese, do te behej fjale, per nje rol autokratik apo dominues, per gjysmen e meshkujve te shoqerise, atehere, ekzistojne shume prejardhje foljore te tjera, te cilat, do te kishin qene me te zbatueshme, si per shembull, “musejtirun” dhe “muhejminun”. Shembuj te tjere, te perdorimit kur’anor, te termit “kauuemun”, e perforcojne me mire kete mbeshtetje, se sa domethenien autoritare apo tiranike te termit ( shiko 4:127-135: 5:9). Atribuimi i nje kuptimi tjeter, per fragmentin ne fjale eshte, si rrjedhim, ideologjikisht, jokosekuent, si edhe, gjuhesisht, i pambeshtetur.
Perse Kur’ani specifikoi, me mire, udheheqe mashkullore per a’ileh, sic eshte nje familje patriarkale, se sa nje organizim matriarkal ? Kur’ani, i pergjigjet kesaj pyetje, ne menyren e poshtepermendur:
“Burrat jane pergjegjes per grate, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa te tjere dhe, ngase, ata kane shpenzuar nga pasuria e tyre (per mbajtjen e grave)… (4:34)
Kontributet dhe pergjegjesite fizike dhe ekonomike jane, si rrjedhim, arsyet kur’anore per propozimin, te nje shoqerie patriarkale, me mire, se sa te nje shoqerie matriarkale.
Disa perendimore te ballafaquar me problemet e shoqerise bashkekohore, kane filluar te bejne pyetje te tilla, si: Ku mund te drejtohemi per ndihme? ?fare mund te bejme ne perballe dekompozimit te tashem social? Kjo, eshte nje kohe deshperimi dhe kerkimi, pasi shoqeria perendimore po tronditet nen goditjet e vazhdueshme, gjithnje ne rritje, te corientimit personal dhe shperberjes shoqerore.
Cfare mund te bejme ne si muslimane per t’i ndihmuar? Para se gjithash, ne duhet te ngreme shoqeri te verteta kur’anore, anembane Botes Muslimane. Pa kete, ne nuk mund te vendosim pershtatje te drejta dhe te qendrueshme per bashkeveprim te burrave dhe grave ne shoqeri. Pervec kesaj, ne nuk do te mund te krijojme tek gjeneratat, qe do te vijne, respekt dhe besnikeri ndaj shoqerive tona dhe institucioneve te tyre shoqeruese, nese shoqerite pseudo-islame jane te vetmet, qe ne mund te ngreme dhe te mbeshtesim. Menyrat apo institucionet pseudo-islame, jane ne te vertete anti-islame; jane nje model, i cili nuk mund te respektohet dhe qe i eshte bashkangjitur etiketimi i “Islamit”. Ne mendjen e shume muslimaneve, si edhe te jomuslimaneve, kjo ben qe pergjegjesia e te metave te institucioneve, t’i transferohen gabimisht religjionit te vete Islamit.
Ne duhet t’i edukojme muslimanet tane – dhe vecanerisht te rinjte, pasi ata jane udheheqesit e se nesermes – me nderim ndaj rendesise dhe jetegjatesise te traditave kur’anore, ne lidhje, me gruan, familjen dhe shoqerine. Edhe perkunder deshtimit te modeli te alternatives sociale bashkekohore perendimore, disa muslimane duket sikur lakmojne damken perendimore te barazise seksuale, idete e tij te uniseksualizimit, menyrat e tij te sjelljes, mbivleresimin e individualizmit apo lirise personale ndaj pergjegjesise, dhe sistemin e ngushte familjar. Ne duhet t’i kuptojme rreziqet te cilat shoqerojne ide dhe praktika te tilla sociale. Nese, kuptimet e ketyre ideve dhe praktikave, nuk vihen ne dukje dhe luftohen, ne rrenohemi drejt nje te ardhme fatkeqe, pasi eksperimente te tilla sociale, jane te destinuara te deshtojne, ne fund te fundit.
Por, sidoqofte, ky nuk eshte nje reagim i mjaftueshem per ne, si muslimane. Si mekembes te All-llahut ne toke (2:30), eshte detyra jone, qe te shqetesohemi rreth te tere botes dhe te gjithe krijesave te Zotit. Ne driten e urdherit, pet te perhapur vullnetin e All-llahut, ne cdo skaj te botes, ne nuk duhet te mos mundohemi per t’u ofruar te tjereve, te drejten qe ne e njohim. Eshte koha qe, Islami dhe muslimanet, te paraqesin zgjidhjet e tyre te problemeve te shoqerise bashkekohore, jo vetem per audiencen muslimane, por, gjithashtu, edhe audiencen jomuslimane. Kjo, mund dhe duhet bere, permes shembullit te gjalle te shoqerive te verteta kur’anore, ne te cilat problemet e burrave dhe grave jane te zgjidhura. Kjo gjithashtu behet nepermjet shkrimeve informative dhe diskutimeve prej studiuesve tane, te cilat, mund te realizohen si me muslimanet, po ashtu edhe me jomuslimanet.
Nuk gjendet rruge me e mire, per t’i sherbyer vullnetit te All-llahut dhe tere njerezimit. Nuk ka da’vet me te mire, se sa, ofrimi i nje dore ndihmese, ndaj viktimave te goditura, te shoqerise bashkekohore.

Perktheu nga anglishtja MIMOZA SINANI
* Luiz Lamie el-Faruku, e mori titullin e saj te doktoratures, per studimet islame, ne Universitetin e Sirakuzes. Ajo ishte profesoreshe ne Universitetin Batler, ne Universitetin e Pensilvanise, ne Universitetin Uilianova dhe ne Universitetin Tempel. Publikimet e saj perfshijne: ‘Islami dhe Arti’, dhe’ Atlasi Kulturor i Islamit’, ne te cilat, ajo eshte bashkeautore me burrin e saj, Ismail Raxhi Farukun. Ajo, u vra ne shtepine e saj, se bashku me burrin e saj, me 30 maj, 1986.
Pergjithesisht, kur ne flasim per grate ne Islam, kjo rralle shkon pertej nje numri te vogel klishesh, qe nuk vleresojne si duhet as grate, as Islamin. Akoma me keq, qendrimi eshte ose shovinist ose qasje e shtremberuar. Profesoreshe Luiz Lamie el-Faruku, jo vetem qe solli njohuri te thelle per kete teme, por ajo gjithashtu i shtoi nje nuance femerore kesaj teme. Ky kombinimi i sherbeu plotesisht temes se saj. Me nje mendje zhbiruese, ajo ndoqi problemin e grave brenda kornizes islame – as shfajesuese, as polemizuese, as e ngurte as e lekundshme: tamam e pervecme – vule e vertete e diturise islame.
** Kjo ese, eshte nje prej pese eseve, qe perbejne librin e saj te titulluar : “Women, Muslim Society and Islam”, (”Grate, Shoqeria Muslimane dhe Islami”), botuar pas vdekjes se saj, me1991, ne Indianopolis te ShBA-ve, me inisiativen e Shoqates se Studenteve Muslimane, te Shteteve te Bashkuara dhe Kanadase, te cilet kane pare, tek ajo, jo vetem figuren e nje mesueseje, por edhe figuren e nje nene. (Shenim i perkthyeses).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit