10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Arabia Saudite kërcënon që t’i shesë asetet e ShBA-ve nëse Kongresi e kalon projektligjin për 11 shtatorin

Më të lexuarat

Mediat botërore raportojnë se zyrtarët në Arabinë Saudite i kanë thënë Obamas se ata do t’i shesin asetet amerikane në vlerë qindra miliarda dollarë nëse Kongresi Amerikan e miraton një projektligj, sipas të cilit Qeveria saudite do të mbahej përgjegjëse për çfarëdo roli në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001
Në prag të vizitës së presidentit amerikan, Barack Obama, në Arabinë Saudite, The New York Times shkruan se Shtëpia e Bardhë ka kohë që është duke lobuar që ta bllokojë miratimin e këtij projektligji, dhe se kërcënimi nga Arabia Saudite ka qenë temë e bisedimeve intensive.

Sipas The New York Times, Adel al-Jubeir, ministri i Jashtëm saudit, e ka dërguar mesazhin e mbretërisë gjatë një vizite në Uashington muajin e kaluar, duke i thënë ligjvënësve amerikanë se Arabia Saudite do të detyrohej t’i shiste deri në 750 miliardë dollarë të letrave me vlerë të thesarit dhe asete tjera në ShBA para se të ato të rrezikoheshin të ngriheshin nga gjykatat amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit