-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Gjermani kërkohet që në xhami të flitet gjermanisht

Më të lexuarat

Konservatorët gjermanë kërkojnë që në xhamitë e vendit të flitet gjuha gjermane dhe të ndalohet me ligj financimi i tyre nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Andreas Scheuer, sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, parti në koalicion me CDU-në e Merkelit, thotë se islami politik po minoni integrimin e komuniteteve në shoqërinë gjermane.

“Financimi i xhamive, shoqatave apo organizatave të tjera islamike në Gjermani, nga vende si Turqia apo Arabia Saudite duhet të marrë fund. Imamët duhet të shkollohen në Gjermani dhe të ndajnë vlerat tona. Gjermanishtja duhet të jetë gjuha që duhet të përdoret në xhami”, thotë Scheuer në një intervistë për gazetën Die Welt.

Deklarata e tij u bë në kulmin e debatit mes Gjermanisë dhe Turqisë për lirinë e shprehejs. Presidenti turk, Erdogan ka dorëzuar një notë proteste zyrtare ndaj satiristit gjerman Jan Boehmermann, për një poemë të tij satirike të transmetuar në televizionin publik ZDF.

Komediani vetë i quajti deklaratat e Erdogan absurde dhe që bien ndesh me lirinë e shprehjes në Gjermani, para se të akuzonte udhëheqësin e Turqisë se “bënte seks me me delet dhe dhitë”.

E gjitha kjo erdhi pak ditë pasi Ankaraja zyrtare thërriti për sqarime ambasadorin gjerman pas shfaqjes së një kënge satirike në një tjetër televizion vendas, ku vihej në lojë stili autoritar i qeverisjes së Erdogan.

Mbi 3 milionë njerëz në Gjermani kanë të paktën një prind turk dhe pjesa më e madhe e xhamive janë pjesë e Unionit Fetar Islamik Turk, një degë e autoritetit kryesor fetar turk në Ankara, transmeton tch.

Pjesa më e madhe e imamëve në Gjermani mbërrijnë nga Turqia, ndaj edhe shihen si zyrtarë të shtetit turk. Megjithatë, vitet e fundit disa institucione arsimore dhe universitete gjermane kanë ngritur katedrat për studime islamike me objektiv rritjen e një brezi të ri imamësh. Kjo ka funksionuar disi në shkëputjen e disa komuniteteve nga influenca e Ankaras

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit