0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

OKB reagon për ndërhyrjen ndaj refugjatëve në Idomeni

Më të lexuarat

Nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) u theksua se ndërhyrja ndaj refugjatëve me gaz lotsjellës të cilët janë munduar ta kalojnë kufirin, në Idomeni të Greqisë e cila është afër kufirit me Maqedoninë, është tepër shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e UNHCR-së duke theksohet se tensionet të cilat ndodhin herë pas here në kufijtë e ndryshme të Europës, mes forcave të sigurisë dhe refugjatëve të cilët ikin nga lufta dhe kanë nevojë për ndihmë, e dëmtojnë imazhin e refugjatëve, por edhe Europës. Në deklaratë thuhet se: “Dhuna dhe ndërhyrja me gaz lotsjellës ndaj refugjatëve e cila ndodhi dje në Idomeni është tepër shqetësuese”.

Nga ana tjetër Organizata e Mjekëve Pa Kufij (MSF) kishte njoftuar se dje ndaj refugjatëve të cilët ishin në përpjekje për kalimin e kufirit është ndërhyrë me gaz lotsjellës, plumba plastike dhe shok bomba dhe se në përleshjet të ndodhura janë plagosur rreth 300 persona.

Rreth 12 mijë refugjatë të cilët gjenden në kampin në Idomeni, ku që një muaj presin të hapet kufiri, vazhdojnë të luftojnë për jetesën në kushte të rënda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit