Bashkimi Evropian t’i ndihmojë Greqisë për ta zbrazur kampin në Idomeni, kërkoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizion grek Mega, pas incidentit të së dielës në kufirin jugor dhe tentimin e grupit të madh të migrantëve me dhunë të hyjnë në Maqedoni.
Ivanov, theksoi se nga pala greke nuk ka pasur kurrfarë informacioni për ndodhitë në Idomeni dhe mundësi për incident. I pyetur për reaksionet e autoriteteve greke pas incidentit të së dielës, Ivanov me qëndrim: “Ministria greke e Punëve të Jashtme në vend se të dërgojë demarsh duhej të na njoftojë për gjithë atë që ndodh me ditë të tëra në kampin Idomeni, nga ana e të ashtuquajturve vullnetarë – persona të cilët e kanë organizuar gjithë këtë dhe kanë ndarë afishe në gjuhën arabe dhe kanë kryer përgatitje për hyrje të dhunshme në territorin tonë”, tha presidenti Ivanov. Presidenti i Maqedonisë në intervistë përkujtoi edhe në tentimin e fundit për hyrje të paligjshme të grupit më të madh të migrantëve në territorin e Maqedonisë, ndërsa theksoi edhe në barrën që vendi e mban në përballjen me krizën.