13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qeveria ende pa vendim për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më të lexuarat

Serbët e Kosovës kanë nisur mobilizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë të cilat do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, respektivisht në komunat me shumicë serbe, raporton Indeksonline.
Zgjedhjet e reja të Serbisë janë paraparë të mbahen me 24 prill të këtij viti.
Edhe pse, ministrja për dialog, Edita Tahiri ka thënë se zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Kosovë, për këtë çështje mbetet të vendos kryeministri i Kosovës dhe Qeveria.
Në lidhje më këtë, këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë për Indeksonline se ende nuk kanë dal me një vendim pasi që janë në fazën e diskutimeve me Qeverinë e Kosovës dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Ende jemi në fazën e diskutimeve dhe nuk kemi ende vendim. Posa të përfundojnë diskutimet do t’iu njoftojmë” , ka thënë Gecaj për Indeksonline./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit