4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Binjaket e ngjitura, udhëtimi në Saudi dhe operimi i rrezikshëm

Më të lexuarat

Doktori u tha prindërve tu thonë lamtumirë. Me sy të lagur, ato ngritën duart për tu lutur dhe shkuan për ti puthur vajzat e tyre të cilat kishin lindur të ngjitura.
Të dy vogëlushet kishin lindur të ngjitura, ku secila prej tyre e shihte vetën së bashku me motrën në pasqyre, secila kishte dy krah, dy këmbë, zemra individuale po ashtu edhe trakt digjestiv, por një mëlçi të përbashkët.
Për to u kujdeske nëna e tyre, me gjithë vështirësitë që kishin këto dy vajza të vogla. Tani më, pasi ditëlindjes së tyre të parë ata kishin për të udhëtuar nga vendi i tyre i varfër Pakistani në vendin e pasur të Arabisë Saudite për ti ndarë, përmes operimit që do tua ndryshonte jetën e tyre në mënyrë radikale.
“Unë ende kam dyshime dhe jam e frikësuar” tha babai i tyre, Nisar Ghani, 45 vjeç, derisa doktori i përcjell vajzat Fatmien dhe Mishelën drejt dhomës së operimit. “Në fund, ne të gjithë jemi të Zotit”.

Operimi i datës 26 mars, ishte pjesë e një programi që ka kohë që vazhdon në Saudi për ti ndarë binjakët e ngjitur që vijnë nga familjet e varfra anë e kënd botës.
Dr. Abdullah al Rabeeah, kirurgu që udhëheq programin, tha se që nga viti 1990 se ka bërë 40 operime për familje nga 20 vende të ndryshme të botës në tre kontinente të cilët nuk mund të mbulonin shpenzimet e operimit.
Ky program nuk ishte raportuar në revista shkencore, por Dr Rabeeah tha se 70 nga 74 pacientët e tij janë ende gjallë sot.

07TWINS-WEB1-articleLarge

Dr. James ONeill, profesor i kirurgjisë së pediatrisë në Universitetin Vanderbilt të Qendrës Mjekësore i cili po ashtu ka ndarë një numër të madh të binjakëve të ngjitur, tha se nuk ka njohuri për programin.
Por pas një rishikimi, Dr. ONeill tha se është një programet më të mëdha në botë dhe që është shumë i vlefshëm.
Suksesi tha ai duhet të matet jo vetëm normat e mbijetesës por po ashtu edhe nga shkaqet e vdekjeve për pacientët që nuk kanë arritur ta bëjnë atë, dhe kualitetin e jetës që e kanë ata që u operuan.
Dr. Rabeeah tha se katër pacientët të cilët nuk mbijetuan, dy vdiqën nga sëmundjet e zemrës, një nga kolera dhe një nga meningjit. Ato që mbijetuan edhe sot mbajnë kontakte me të. Dy vajza që ai i kishte operuar në vitin 1992, rishtazi e kanë vizituar pasi kanë kryer fakultetin.
Ky program mbahet në Spitalin special të fëmijëve Mbreti Abdullah në Riad e cila udhëhiqet nga Garda Nacionale e Saudisë. Financohet nga pasuria mbretërore, bamirësia Islame dhe nga donimi i diplomacisë publike.
Mbreti Selman aprovon rastet individuale dhe qeveria pastaj kujdeset për faturat, duke u dhënë pacientëve dhe familjeve të tyre biletë të klasit të parë dhe akomodim falas. Ato janë promovuar nga mediat lokale, dhe një reporter dhe fotograf i New York Times iu bashkua ekipit për të parë skenën e operimit të vajzave të Ghanit nga Pakistani.
“Është unike, këto lloj anomalie tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve dhe unë kam qenë shumë i prekur”thotë mjeku 66 vjeçar, i cili tani më veç se është hero kombëtar.

Për familjen e Ghanit, nga Swat Valley në Pakistan, ditëlindja e binjakëve ka qenë përzierje mes gëzimit dhe traumës. Ghani tha se e kishte lënë shkollën në klasën e tetë për ti ndihmuar babait të tij në fermë, pastaj erdhi në Arabinë Saudite për të punuar, ndërsa gruaje e tij Leena, qëndroi në Pakistan me tre vajzat e para, tani më 9,7 dhe 4 vjeç.

Lindja e dy binjakëve ishte lajm i gëzueshëm, por doktorët nuk i treguan Lenës se ajo kishte fëmijë të ngjitur në mënyrë që ajo të mos shokohet.
“Unë dhe familja ime ishim të shastisur nga ajo se si do të reagojnë njerëzit rreth nesh” tha ai.
Ata kishin gjetur një spital në Islamabad që mund të kujdesej për ta po jo që ti ndante, dhe po bëhej më rëndë për tu menaxhuar derisa ato rriteshin.

Një doktor kishte dhënë këtë rekomandim.
Udhëtimi ishte një ngritje në status për Ghanin, i cili për 12 vjet kishte mbledhur nga çdo muaj 530$ si një vozitës i një familje Saudiane. Tani ai ishte i ftuar i mbretit.

Në ditën e operimit çifti e shikoi operimin përmes ekraneve të mëdhenj, njëri duke qëndruar në auditorium e tjetri në tokë, duke u përgjigjur mesazheve, duke qarë e duke lexuar Kuran.
Në dhomën e operimit, i ndërtuar enkas për ndarje të binjakëve, ishin 20 doktor, infermiere dhe teknikë të cilët pastruan vajzat dhe aplikuan anestezionin, dhe filluan prerjen.
Ekipi iu fut ritmit menjëherë, duke folur qetë dhe butë e në të njëjtën kohë duke shikuar monitorët që tregonin rrahjet e zemrave të dy vajzave të vogla.

Pjesa më e vështirë ishte ndarja e mëlçisë, e cila ishte në fakt ishte dy mëlçia të bëra në një, duke e bërë ndarjen më të lehtë, tha Dr. Rabeeah.
Doktorët tjerë u kujdesën që mos të ketë gjakderdhje gjatë prerjes.
Infermierët shikonin operimin, në rast nevojë për diçka për të ndërhyrë menjëherë.
Në radhën e parë ishte Nabil Abdulhak, një inspektor shkollor i Jemenit i cili kishte djalin e lindur me një kokë, Ahmedin i cili kishte dy trupa dhe një kokë të vetme, një zemër dhe mushkëri. Abdulhaki na e tregoi përmes telefonit djalin e tij i shtrirë në shtrat, me dy palë krah dhe dy palë këmbë.
Tani Ahmedi, i cili ishte operuar nga Dr. Rabeeah në shkurt, po lozte me fëmijët e tjerë që ishin aty.

Në dhomën e operimit, ishin ndarë mëlçitë, ku doktorët kishin prerë edhe muskujt abdominal dhe kishin filluar heqjen e lëkurës së kishte bashkuar ata të dyja.
Dr. Rabeeah numëroi deri në pesë duke thënë: “Zero! Falënderimi i takon Allahu” dhe vajzat ishin të ndara më.
Infermieret aplauzuan.

Pastaj, për herë të parë në jetë, vajzat ishin vendosur në shtretër të ndara.
Ekipi i qepi ato. Ata u stabilizuan, ndërsa mjekët i nxorën jashtë për ti takuar prindërit, dashamirësit, ambasadorin e Pakistanit dhe një televizion lokal që dha pamje direket.
“Ju mund ti puthni ato” tha Dr. Rabeeah.

Ia dolën vajzat e Ghanit, ai iku një hap mbrapa dhe ra në sexhde si shenjë falënderimi ndaj Zotit./NewYorkTimes/KohaIslame.com

Screenshot_16 Screenshot_17 Screenshot_24 Screenshot_25 Screenshot_26 Screenshot_27

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit