Dëbimi i grupit të dytë prej 45 refugjatësh nga Greqia në Turqi është shoqëruar me protesta dhe incidente të shumta, njofton Alsat M.
Disa protestues janë hedhur në det, përpara portit të Lesbosit, në përpjekje për të penguar nisjen e anijeve të mbushura me refugjatë. Në bordin e njërës prej tyre ka pasur refugjatë pakistanezë, që sipas autoriteteve nuk kishin paraqitur kërkesa për azil.
Pas dërgimit të 202 personave ditën e hënë, operacionet ishin pezulluar. Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë është dënuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut dhe ka shqetësime për shkak të mungesës së përgatitjeve për strehimin e të gjithë refugjatëve.