3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Koreja e Veriut teston raketa me rreze të gjatë veprimi, kërcënon SHBA-në

Më të lexuarat

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një mekanizëm të ri për raketa balistike ndërkontinentale. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA njoftoi se ky mekanizëm i ri garanton kryerjen e sulmeve bërthamore në kontinentin amerikan.

Testi është kryer në bregun perëndimor të Koresë së Veriut dhe është mbikëqyrur nga lideri Kim Jong-un. “Ky mekanizëm do të mbajë larg pellgun e së keqes, përfshirë këtu edhe tokën amerikane”, është shprehur Kim Jong-un.  Ky ishte testi i fundit, i një sërë testesh të kryera nga Koreja e Veriut.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe departamenti amerikan i Shtetit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se Koreja e Veritu duhet të heqë dorë nga këto veprime që destabilizojnë edhe më tej rajonin.

9 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit