0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Opozita siriane do zonë të ndalim-fluturimit

Më të lexuarat

Forcat opozitare në Siri thanë se kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të qeverisë në jug të vendit duke kërkuar krijimin e një zone të ndalim-fluturimit, njoftoi DPA.

“Rebelët kanë rrëzuar aeroplanin dhe kanë rrëmbyer pilotët e tij në provincën Deir Al Zur”, raportoi Komiteti Lokal i Koordinimit.

Njoftimi i këtij komiteti, megjithatë, nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Rebelët kërkuan gjithashtu krijimin e një zone të ndalim-fluturimit brenda Sirisë si mbrojtje në luftën e tyre për dëbimin nga pushteti të presidentit, Bashar Al Asad.

“Ajo që po na pengon në marrjen e kontrollit të më shumë zonave në Siri janë bombardimet e vazhdueshme nga aeroplanët e regjimit”, tha Abu Ala, komandant i Ushtrisë Siria e Lirë në Allepo.

“Është esenciale për vazhdimin e luftimeve tona që të vendoset një zonë e ndalim-fluturimit”, theksoi ai.

Kreu i mekanizmit opozitar-Këshilli Kombëtar i Sirisë, Abdelbaset Sida, citohet t’u ketë thënë mediave arabe se shumica e shteteve perëndimore-përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë nisur ta shohin nevojen për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit.

Komentet e tij vijnë dy ditë pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, vizitoi Turqinë dhe tha se vendi i saj dhe Ankaraja do të shqyrtojnë një varg masash për t’i mbështetur kundërshtarët e Asadit./rfe/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit