0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vatikani vendos për “skandalin Vatileaks”

Më të lexuarat

Vatikani pritet të vendos sot se a do të përballet ndihmësi i Papa Benediktit XVI me një gjykim lidhur me dyshimet për vjedhjen dhe lëshimin në publik të dokumenteve konfidenciale të Kishës, njoftoi AFP-ja.

Paolo Gabriele, i cili u arrestua në maj nën dyshimet për vjedhjen e dokumenteve nga zyra e Papës dhe dorëzimin e tyre tek gazetarët pritet të akuzohet për “vjedhje të rëndë”, thanë avokatet e të dyshuarit.
Gabriele përballet me gjashtë vite burg në rast se shpallet i fajshëm. Vatikani njoftoi se në rast të mbajtjes së gjykimit, procesi nuk do të mund të niste para muajit tetor.
I dyshuari, 46 vjeçar, ishte arrestuar gjatë një hetimi rreth daljes në publik të dokumenteve papnore. Ai u pat mbajtur 53 ditë në një qeli në Vatikan para se të vendosej nën arrest shtëpiak në muajin korrik./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit