Hudhra tradicionalisht ka gjetur përdorim në kuzhinë dhe në mjekësi. Sipas një studimi më të undit rezulton se hudhra ka një efekt të shëndetshmë për lëkurën. Ajo është antibiotiku më i fuqishëm i natyres, është përdorur tradicionalisht për të trajtuar sëmundjet e organeve të brendshme, por studimet e fundit kanë gjetur se hudhra mund të përdoret edhe për trajtimin dhe shërimin e plagëve të jashtme.

Si të përdorni hudhrën në lëkurë:

Plagë:
Vendosni një hudhër direkt në plagen tuaj dhe mbulojeni me një fashë mjekësore. Përsëriteni çdo dy jave derisa plaga juaj të jetë shëruar plotësisht.

Lytha:
Për ta përdorur për lytha, përzijeni hudhrën me vajin e ullirit dhe më pas aplikojeni masën në lythë me anë të një fashe. Përdoreni për 3-4 javë.

Skuqjet dhe irritimet e lëkurës:
Kur ështe fjala për irritime, miksoni hudhrat me vaj ulliri ose me vaj kokosi në një kavanoz dhe lërëni ashtu për 24-28 orë. Aplikoni vajin në zonën problematike me anë të një fashe.