Kosova çdo ditë dhe më shumë po i ngjan vendit ku mund të bësh çka të duash dhe të veprosh si të duash dhe në fund të shpëtosh pa u ndëshkuar. Kjo më shumë shprehet në kurriz të qytetarëve, pikërisht nga institucionet kosovare, të cilat ndonëse kanë përgjegjësinë për të siguruar të drejtat e tyre dhe mirëqenie sociale konform ligjit, e bëjnë të kundërtën.
Të rrezikuar në kaosin e paligjshmërisë vazhdojnë të jenë qytetarët, madje ata që kanë nevojë për më shumë ndihmë – pacientët. Këta të fundit po bien pre e lëshimeve në dogana të barnave pa kontroll, të cilat në vend të efektit për shërimin e sëmundjeve, shkaktojnë kundërefekt- helmim të organizmit.
Agjencia Kosovare e Produkteve Medicinale (AKPM) dhe Doganat e Kosovës nuk po arrijnë që ilaçet e dyshimta t’i kthejnë parapa, por t’i legjitimojnë për shitje nëpër barnatore. Gazeta “Zëri” ka siguruar të dhëna që tregojnë se një medikament shitet në farmacitë kosovare me tre emra (dy emërtime nga kompania dhe një gjenerik), e që do duhej të ishte një emërtim nga kompania dhe ai gjenerik.
Valtensin i regjistruar dhe i shkruar në ambalazh, Valsotens në fletushkë dhe tableta Medikamenti që gazeta ka gjetur në farmacitë e Kosovës me tri emërtime quhet “Valsartan” i kompanisë bullgare “Actavis”, dhe është një medikament i dedikuar për probleme kardiologjike. Ky medikament me këtë emër gjenerik mund të ketë sipas rregulloreve farmaceutike një emërtim të kompanisë. Ndërsa, në Kosovë i ka dy emërtime në të njëjtën kuti me tableta.kohaislame