Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar të enjten se njëra nga anijet e saj në Gjirin Persik, e ka shpëtuar ekuipazhin e marinarëve iranianë nga anija e përfshirë nga zjarri.
Shpëtimi ndodhi dje kur aeroplanbartësi amerikan, USS James E. Williams, e pa një anije me flamur iranian në flakë.
Tetë anëtarët e ekuipazhit ishin identifikuar si shtetas të Iranit, ndërsa dy të tjerë ishin pakistanezë, raporton RFE.
Zëdhënësi i Flotës së Pestë Detare të Shteteve të Bashkuara, Greg Relson, tha se ekuipazhi i anijes iraniane ishte marrë brenda në aeroplanbartësin amerikan dhe u ishte dhënë ndihmë mjeksëore.
Ata do të transferohen në aeroplanbartësin USS Enterprise, prej nga do të dërgohen në vendin e tyre.
Kjo ishte hera e shtatë gjatë së paku dy viteve të fundit, që marina amerikane i shpëton marinarët iranianë, kur ata kanë probleme.