1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Trump: Ndëshkim grave që i nënshtrohen abortit

Më të lexuarat

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë thirrje për “forma ndëshkimi” për gratë që kryejnë abortin, nëse kjo praktikë cilësohet ilegale, transmeton Top Channel.

Sidoqoftë, kryesuesi i kandidatëve republikanë nuk zbuloi se në çfarë formash mund të kryhen ndëshkimet për të cilat foli, gjatë një takimi të realizuar nga një rrjet kabllor. Zoti Trump mbështet ndalimin e abortit, por duke lejuar disa përjashtime.

Kjo praktikë është ligjore në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1973, me vendim të Gjykatës Supreme. Dikur demokrat, miliarderi amerikan është kritikuar për mbështetjen e të drejtave të abortit në të kaluarën.

Liderët republikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre për prespektivat e Trump në zgjedhjet e përgjithshme, pasi sondazhet tregojnë se biznesmeni nga Nju Jorku gëzon fare pak popullaritet në radhët e elektoratit femëror.

Nga ana tjetër, kryesuesja e kandidatëve demokratë, Hillary Clinton ka qenë një kritike e flaktë e qëndrimeve të Trump sa u takon çështjeve të grave.

Aktivistët e anti-abortit tradicionalisht kanë shmangur fajësimin e grave që i nënshtrohen kësaj praktike, por janë fokusuar kryesisht tek ata që performojnë këtë procedurë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit