3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ana tjeter e medaljes: Toleranca fetare vetem per jomuslimanet

Më të lexuarat

Muslimanet tronditen nga krimi, fyhen nga inkriminimi.Per nje soj njerezish nuk mund te jete aspak antiperendimore te mbash mjeker si e mban Janullatosi, sepse toleranca fetare kerkohet vetem per ata gjera qe jane greke, serbe, perendimore, ortodokse, katolike por jo per ato gjera qe kujtojne Islamin.
Ka nga ai soi njeriu qe e uren ne thelb tolerancen fetare qe ka ekzistuar tradicionalisht tek shqiptaret dhe nuk ka lejuar deri tani te kete dukuri shperthyese si tek fqinjet tane ose te tjeret kur vlon intolerance e deri racizmi mbi baza fetare. Ky lloj njeriu i perket soit te hipokriteve intelektuale qe tolerancen e shoqerine e hapur e pelqejne vetem kur u leverdis atyre. “Ai” shpreh mundesine e te kompleksuarve nga te qenurit ne pakice ne mjedisin fetar shqiptar, qe tolerancen fetare e duan ne kulm kur u sherben atyre, por tentojne ta vene nen kularin e tyre sapo e ndjejne veten disi te fuqishem.

Eshte e vertete se ortodokset e soit te ketij njeriu dhe katolikocentristet per shkak te rremujes ne Shqiperi, sidomos pas atmosferes qe eshte krijuar ne bote pas sulmeve te 11 shtatorit 2001, e quajne veten te fuqishem te ndermarin veprime revanshiste kunder Islamit qe u be mbizoteruese ne trojet shqiptare para 300 vjetesh, ne ate traktatin famekeq te shperndare ne Kosove dhe ne Shkoder thuaj fare hapur si tani qe Amerika dhe Bushi jane per lufte ne shkalle te gjere kunder Islamit. Keta lloj njerezish per te cilet ne flasim nuk kane thene kure nje fjale qortuese per te tilla trakte dhe te tilla thirje. Po ashtu nuk kane nxjere nje fjale te vetme nga goja apo nga pena e tyre per te protestuar kunder botimit ne trojet shqiptare te ndonje palo-romani si ai me titull “Nje shenjtore per rikonkuistan shqiptare”, ku kerkohet hapur azgjesim me dhune si ne mesjete Islamitc as kunder ndonje palo libri si ai me titull “Nacional-islamizmi-shqiptar.” ku i thuren himne “rikonkuistes shqiptare” apo shpallet Islamizmi si “feja e poshterimit njerezor”. Keta njeres intelektuale nuk merakosen per keto se i urejne gjerat e mirra qe kane shqiptaret dhe kerkojne qe t`ua prishin.

Ata kerkojne kontroll mbi shkollat fetare muslimane, intolerance ndaj muslimaneve se keshtu duan francezet, se keshtu mund te kete sugjeruar ajo studjuesja franceze e Islamit ne viset shqiptare, bashke me burrin e saj serb qe bejne bashkarisht punen e agjenturave te vendeve te tyre kunder shqiptareve. “Ata” kerkojne kontroll mbi shoqatat e huaja fetare qe veprojne ne viset shqiptare vetem kur eshte fjala per ato muslimane, arabe, jo per ato te krishterat nga Perendimi qe na bezdisin pa pushim duke derguar misionaret e tyre prozelite kembengules dere me dere neper shtepite e shqiptareve, qe ndertojne kisha atje ku nuk ka asnje te krishter, qe organizojne koncerte ne shkolla e shfaqe te cuditshme ne lagje e ne fshatra muslimane per te joshur te rinj drejt krishterimit etj. Ata e quajne normale
qe ne Tirane ka 5 xhami dhe tri kisha katolike e shume shume kisha te tjera qe nuk merren vesh se cfare jane dhe kush i ngriti.

Kerkojne kontroll te rrebte vetem mbi subvecionet nga jashte qe perdoren ne kuader te veprimtarive muslimane. Po nuk ka ndonje verejtje per subvecionet greke, vatikanase, te shoqatave e kishave te shumta nga Perendimi dhe as per subvecionet qe ben Sorosi qe te corientoje mendjet e ndjenjat kombetare te shqiptareve. Fundja le te behen edhe mbi keto kontrolle. Fundja le te degjojme te gjithe klithmat e tyre “toleranca nuk duhet kthyer ne papergjegjshmeri”. Por qe te behen sadopak te besueshem duhet te shprehet qarte per ato veprime qe jane bere deri tani ne emer te seciles fe dhe qe kane demtuar vertete e jo ne menyre hipotetike shqiptaret.
Ja si shprehet njeri nga keto te “shoqerise tolerante” : “Nese i besojme tabllose qe na jep libri francez atehere ka vertete arsye per t`u shqetesuar, ne mos sot per sot, per neser. Sigurisht s`jam ne gjendje te gjykoj faktet e sjella nga libri, por dicka e di. Para syve tane vine e shtohen te rinjte mjekroshe, apo vajzat e mbuluara”. Nese syte e tyre verbohen vetem nga mjekroshat apo nga vajzat me shami neper rruge, duhet te perdorin syza te pershtatshme mbrojtese per syte e tyre, por jo te perpiqen te verbojne mendjet e te tjereve.

Nese i paskan bere pershtypje qe nje studente paska refuzuar per arsye fetare te flase per poezine e Naim Frasherit (gje qe duket absurditet meqenese Naimi eshte poet qe i jep shume vend besimit) duhet te shqetesohen
qe nje vajze muslimane nga Mati e konvertuar ne “deshmitare e Jehovahut” vdiq nga semundja qe e kishte zene sepse per te mos shkelur betimin fetar refuzoi te bente transfusion gjaku.

Keta “intelektuale” nuk jane kunder mbajtes se mjekres, por vetem nuk durojne kur ajo mbahet “alla islamikce” si ne vendet arabe. Ata nuk jane kunder mbajtjes se shamise, por nuk e durojne vetem kur ajo mbahet si shenje e Islamit, pra jane kunder cdo gjeje qe mund t`ju duket simbolike antiperendimore dhe antieuropiane. Keta jane per te imituar ne kahje te kundert Mahatma Gandin e Indise qe kundershtimin e kolonializmit britanik e filloi me ndalimin e mbajtjes se xhaketes. Mirepo nuk ju pelqen ajo qe ve ne dukje Karen Armstrong se grate muslimane jane kthyer ne veshje tradicionale si proteste ndaj kolonializmit perendimor.
Per kete soj njerezish nuk mund te jete aspak antiperendimore te mbash mjeker si e mban Janullatosi, sepse toleranca fetare kerkohet vetem per ata gjera qe jane greke, serbe, perendimore, ortodokse, katolike por jo per ato gjera qe kujtojne Islamin. Pra ato kane mare anen e racisteve me te thekur e fanatikeve te krishtere me arogante ne Perendim, bile jane te kembengulur kunder pjesmarjes se Shqiperise ne konferencen e vendeve islamike.

Nga:
Abdi Baleta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit