2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kamikazi Khalid El Bakraoui në 2015 ka udhëtuar në Itali e më pas Greqi

Më të lexuarat

Tre persona janë akuzuar për terrorizëm ndërkohë që një i katërt është liruar pas marrjes në pyetje nga prokuroria federale e Brukselit.

Është ky lajmi më i fundit që vjen nga autoritetet e belge të cilat kanë komunikuar se kanë nisur hetimet për të zbardhur përfshirjen e dy personave në shpërthimet që tronditën Brukselin dhe mbarë Evropën.

Ndërkohë, agjencitë inteligjente ndërkombëtare kanë arritur të zbulojnë detaje të reja që forcojnë edhe më shumë dyshimet se sulmet e Brukselit dhe ato të Parisit janë kryer nga e njëjta celulë e ISIS-it në kontinentin e vjetër.

Prokuroria belge ka akuzuar tre persona të tjerë për terrorizëm ndërkohë që ka liruar një person të kartërt pas marrjes në pyetje. Autoritetet bënë me dije se shtetasit Yassine A., Mohamed B., dhe Aboubaker O. mbiemrat e të cilëve nuk bëhen publikë për arsye sigurie, janë nën hetim për pjesëmarrje në organizata terroriste. Megjithatë, prokurorët nuk kanë dhënë shumë detaje për të respektuar hetimet që vijojnë.

Nga ana tjetë r, mediat ndërkombëtare duke cituar burime anonime të shërbimeve inteligjente, kanë hedhur dritë mbi disa fakte të reja për terroristët që goditën Brukselin. Sipas tyre, kamikazë që hodhi veten në erë në metronë e kryeqytetit të Belgjikës, Khalid El Bakraoui, ka udhëtuar nga Belgjika drejt Italisë në 23 korrik të vitit 2015 rreth dhe ka mbërritur në orën 8.25 minuta në aeroportin e Trevizos. Bileta e tij ishte prerë nga një kartë krediti e një tjetër personi, të quajtur Abderahman Benamor, ndërkohë që në momentin e Check-in-it, El Bakraoui ka përdorur një kartë identiteti belge.

Pas disa ditësh qëndrimi në Itali, ai është nisur në Greqi, ku besohet se është takuar me dy ekstremistët e tjerë, Salah Abdeslam dhe Abdelhamid Abaoud, të dy persona që janë të përfshirë në sulmet e Parisit. Më datë një gusht të vitit 2015 dy terroristët janë regjistruar në një kamp refugjatësh në Greqi. Përafërsia e ditëve të qëndrimit të El Bakraouit, Salah Abdeslam dhe Abdelhamid Aboud në Athinë i forcon edhe më tej dyshimet e shërbimeve inteligjente europiane, të cilat mendojnë se sulmet e Brukselit dhe ato të Parisit janë koordinuar nga e njëjta celulë terroriste e Shtetit Islamik në kontinentin e vjetër.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit