1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

5 veprat që trondisin besimin

Më të lexuarat

1-Prej llojeve të braktisjes së fesë me anë të të besuarit, është ajo që njeriu beson në zemrën e tij edhe nëse ai nuk e flet ose nuk e vepron (por vetëm e beson me zemrën e tij). Nëse dikush beson me zemrën e tij se Allahu i Lartësuar është i varfër, apo është kurnac, apo është i padrejtë edhe pse ai nuk e flet këtë, edhe pse nuk vepron diçka, atëherë kjo është kufër (mosbesim). Kjo është vetëm për arsye të këtij besimi që ai ka dhe ky është mendimi i të gjithë muslimanëve.

2-Gjithashtu, kur dikush beson me zemrën e tij se nuk ekziston ringjallje, as tubim (i njerëzve në ditën e gjykimit) dhe se çdo gjë që ka ardhur në këtë çështje nuk është e vërtetë, ose beson me zemrën e tij se nuk ekziston xheneti dhe zjarri, as jeta tjetër, pra kush i beson këto me zemrën e tij edhe pse nuk i flet këto ka bërë kufër (mosbesim) dhe ka braktisur Islamin – Allahu na ruajt prej kësaj. Po ashtu veprat e tij janë të pavlefshme dhe përfundimi tij është në zjarr për shkak të atij besimi që ai ka. Gjithashtu kur dikush beson me zemrën e tij (edhe pse nuk e flet këtë) se Muhamedi -Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – s’është i sinqertë (nuk thotë të vërtetën), ose beson se ai nuk është vula e pejgamberëve dhe se pas tij do të vijnë pejgamberë të tjerë, ose beson se Musejlemeh gënjeshtari është pejgamber dhe i sinqertë, atëherë ai është mosbesimtar me këtë besim që ai ka.

3-Po ashtu nëse beson me zemrën e tij (edhe pse nuk e flet) se Nuhu, Musai, Isai ose pejgamberë të tjerë – selami qoftë mbi ta – janë gënjeshtarë, ose e thotë këtë vetëm për njërin prej tyre, kjo gjë është braktisje e Islamit dhe dalje prej tij. Edhe kur beson se nuk ka problem nëse lutet bashkë me Allahun edhe dikush tjetër si: pejgamberët, ose ndonjë tjetër prej njerëzve, ose dielli, yjet, e të tjera, nëse e beson me zemrën e tij, atëherë ai e ka braktisur Islamin, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është i kotë.” [el-Haxh. 62]

Gjithashtu i Lartësuari thotë:

“Dhe Zoti (i Adhuruari) juaj është një i Adhuruar i Vetëm. Nuk ka të Adhuruar tjetër të merituar veç Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.” [el-Bekare 163]

I Lartësuari po ashtu thotë:

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).” [el-Fatiha 5]

4-Kush pretendon ose beson se lejohet që të adhurohet bashkë me Allahun dikush tjetër, qoftë ai melek (engjëll), pejgamber, pemë, xhind ose ndonjë tjetër, ai është mosbesimtar. Por nëse e flet këtë me gjuhën e tij, atëherë është mosbesimtar me fjalë dhe me të besuar së bashku. Dhe nëse e bën këtë dhe lut dikë tjetër përveç Allahut, atëherë u bë mosbesimtar me fjalë, me vepër dhe me të besuar së bashku – Allahu na ruajt prej kësaj.

Prej shembujve të rastit që lartpërmendëm, është ajo që bëjnë sot adhuruesit e varreve në shumë vende. Disa lusin të vdekurit dhe kërkojnë ndihmë dhe përkrahje prej tyre. Disa prej tyre thonë: O zotëria im! Përkrahje! Ndihmë! O zotëria im! Ndihmë, ndihmë! Unë jam në fqinjësinë tënde, ma shëro të sëmurin! Ma kthe atë që më mungon! Ma rregullo zemrën!

Ata thërrasin të vdekurit, të cilët i quajnë evlija dhe kërkojnë prej tyre këto gjëra. Ata e harruan Allahun dhe i bënë Atij shok në adhurim dikë tjetër – i Lartësuar është Allahu prej kësaj gjëje. Kjo vepër e tyre është mosbesim me fjalë, me besim dhe me vepër.

Dikush tjetër thërret nga një vend i largët dhe nga zona tepër të largëta dhe thotë: O i dërguari i Allahut! Më ndihmo… dhe shprehje të tjera të këtij lloji. Ndonjë tjetër thotë tek varri i tij (pejgamberit): O i dërguari i Allahut! Shëroje të sëmurin tim! O i dërguari i Allahut! Ndihmë! Përkrahje! Na ndihmo ndaj armiqve tanë! Ti e di gjendjen tonë tani! Na ndihmo pra, ndaj armiqve tanë!

I dërguari – Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -, nuk e di gajbin (të fshehtën). Madje gajbin nuk e di askush tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Kjo është prej shirkut me fjalë dhe vepër. Dhe nëse beson bashkë me këtë se kjo gjë është e lejuar dhe s’ka problem, atëherë u bë shirk me besim, me fjalë dhe me vepër – Allahu na ruajt prej kësaj. Kjo gjë ndodh në shumë shtete dhe në shumë vende. Kjo ka ndodhur edhe në këto vende. Ka pas ndodhur në Rijad dhe në Dir’ijeh para se të shfaqej thirrja e shejh Muhamed ibën Abdul Uehhab – Allahu e mëshiroftë -. Njerëzit në Rijad dhe Dir’ijeh merrnin për zota pemët, i adhuronin përveç Allahut dhe disa njerëz që thoshin se ishin evlija, të cilët i adhuronin bashkë me Allahun. Po ashtu ka pasur edhe varre që adhuroheshin bashkë me Allahun.

“Çfarë e tronditin akiden”
Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu: Bledar Aliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit