0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Itali, ndjenja antigjermane

Më të lexuarat

Kryeministri Mario Monti flet për një ndjenjë anti-gjermane ne rritje në Itali. Në një intervistë për të përjavshmen “Der Spiegel”, ai permendi akuzat italiane për ashpërsi dhe arrogancë ndaj Berlinit, një problem që shkon tej raportit mes dy vendeve.

“Tensionet që shoqërojnë Eurozonen”, tha Monti, “kanë vijezuar shpërberjen psikologjike te Europës. Duhet të punojme fort për t’i bërë ballë”. Monti sheh si problemin kryesor kundërshtimin mes vendeve të veriut dhe atyre te Jugut.

“Ndërsa italianët admirojnë gjermanët për cilësite e tyre, kam përshtypjen se pjesa më e madhe e gjermanëve mendon se Italia ka marrë ndihma financiare nga Berlini apo nga Bashkimi Europian, por kjo nuk është aspak e vërtetë, asnjë euro nuk kemi marre”, thotë ai.

Kryeministri italian kërkon mbështetje morale dhe jo financiare. “Vendet më të fortë ekonomikisht te Eurozones duhet t’i lënë më shume hapësirë manovrës së shteteve që zbatojnë me përpikmeri direktivat europiane”.

Ai kujtoi se Gjermania aktualisht ka norma interesi me te ulta madje dhe negative te letrave me vlere dhe “në këtë menyre”, nënvizoi Monti, “normat e larta qe duhet te paguaje Italia subvencionojne ato te ultat e Gjermanise”.

Sa i takon marredhenies personale me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri italian e cileson “miqesore dhe te sinqerte”. “Njihemi prej shume vjetesh dhe jam i gezuar me vleresimet e kancelares dhe ministrit te Financave Volfgang Shauble, per progresin e politikes italiane”.

Kryeministri italian- qe mendon te pushoje vetem gjashte dite pas problemeve me te cilat perballet italia- deklaron se do te qendroje ne detyre deri ne prillin e 2013-es me shpresen per ta shpetuar vendin e tij nga shkaterrimi financiar./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit