Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të mbahet konferencë me temë “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve”.
Në konferencë është paralajmëruar fjalim i presidentit Gjorge Ivanov, si dhe pjesëmarrje e përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, kori diplomatik, komuniteti akademik dhe nga veprimtaria shkencore dhe profesionale.
Konferenca mbahet në organizim të Qendrës për hulumtime strategjike të ASHAM-it dhe Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Minsitrisë së Punëve të Jashtme. Këto dy institucione, në kuadër të konferencës, do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim